Opoja.net

S’ka kuorum, nuk kalon homologimi

 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka dështuar të dërgojë në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete, pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka lëshuar mbledhjen si rezultat i pakënaqësisë së tij për mungesën e një dëgjimi publik.

Kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli, tha se do të kërkojnë nga ministria draftimin e një ligji të ri, pasi ka shumë probleme dhe gjëra që duhet të ndryshohen.
Porse ishte deputeti Haxhiu që përsëriti disa herë kërkesën e tij që fillimisht të ketë një dëgjim publik.

5445
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
Kandidati juaj i preferuar për kryetar të Dragashit?

Ai tha se është për heqje të homologimit, porse fillimisht duhet të dëgjohen edhe ekspertët.
Haxhiu shtoi se ka një shpërputhje edhe në opinionin e Zyrës së Kryeministrit, për çka theksoi se është mirë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje të fitojë kohë, ndërkohë që merr edhe opinionet e ekspertëve.

“Jam që të ketë heqje të homologimit për veturat e reja, porse një ligj i tillë të bëhet pa pasur dëgjim publik nuk mendoj se përmbushë anën ligjore të miratimit të ligjit. Kështu që, ju ftoj para se të procedoni më tutje për Kuvend, do të ishte mirë të organizoni dëgjim publik dhe me i marrë vërejtjet dhe sugjerimet sepse koha që deputetët bëjnë amandamente në ligj tani ka kaluar… Opinioni i Zyrës së Kryeministrit është në shpërputhje me këtë që po e propozoni ju. A e ka mirë Zyra e Kryeministrit apo e keni ju, atëherë mbetet me e pa”, tha ai.
Përkundër kësaj, kryetarja e komisionit e hodhi në votim ndryshimet në këtë projektligj, ndërsa deputeti Haxhiu lëshoi sallën, gjë që pamundësoi dërgimin e këtij të fundit në Kuvend.

“Unë po e hedh në votim që t’i përcjellim këto ndryshime në seancën e radhës në mënyrë që të bëhen këto ndryshime dhe t’i hapim rrugë vetes si komision, të fillojmë në punën që duhet t’i dërgojmë ministrisë rekomandimet tona. Kush është për këtë? (Haxhiu teksa lëshon sallën: Pa dëgjim publik nuk miratoj ligje). Kush është për? Tani e kemi deputetin Haxhiu, i cili është larguar nga salla dhe kjo e pamundëson kuorumin. Deputetë të caktuar nuk janë për të larguar monopolin që po ndodh në homologim, ne vazhdojmë në mbledhjen e radhës që ta shtyjmë tutje këtë ligj”, u shpreh ajo.

Në këtë mbledhje, krahas ligjit për automjete, komisioni diskutoi edhe për sigurinë në rrugë.
Kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli tha se komisioni për siguri ka kërkuar bashkëpunim me komisionin për bujqësi lidhur me iniciative legjislative për siguri në rrugë.
Ajo bëri të ditur se në ditët e ardhshme pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët me anëtarët e të dy komisioneve për të dakorduar edhe një grup punues.

Ndërsa deputeti, Bekim Haxhiu tha se i gëzohet çdo nisme ligjore për sigurinë në rrugë, porse shtoi se duhet të specifikohet mirë qëllimi për t’u sqaruar se a hyjnë në kompetencat e komisionit tjetër.

Kurban – Bajrami të martën më 20 korrik 2021

Merlinda Guraj

Kuvendi shkarkon Bordin e RTK-së

Merlinda Guraj

Aksident i rëndë në Prizren, kamioneta godet dy të mitur

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto