S’ndalet dhuna në familje, për 24 orë u raportuan 4 raste

Opoja.net Opoja.net Kronika

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 4 raste të dhunës në familje të lokalizuara në 3 qytete të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, dy raste kanë ndodhur në Prishtinë.

Rasti i parë ka të bëjë me një vajzë të mitur nga Prishtina e cila ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj.

“Prishtinë, 19.03.2021-12:20. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga njerku i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar QSP-ja dhe prokurori.”, thuhet në raportin e policisë.

Në rastin e dytë është arrestuar një person i dyshuar pasi i njëjti sipas raportimit të policisë ka ushtruar dhunë psiqike ndaj prindit të tij.

“Prishtinë, 19.03.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

E një rast tjetër ka ndodhur në qytetin e Prizrenit ku burr e grua kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Dyshohet se burri ka qenë në ndrikim të alkoolit. Pas tretmanit mjekësor, burri është dërguar në mbajtje kurse gruaja është liruar.

“Prizren 19.03.2021 – 00:00. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që të njëjti kanë sulmuar njëri-tjetrin. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar.”, thotë raporti i policisë.

Një rast tjetër ka ndodhur në qytetin e Istogut ku një femër ka raportuar në polici për dhunë fizike nga një mashkull i cili është dërguar në mbajtje.

“Istog, 18.03.2021-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësore QKMF në Istog. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thotë raporti i policisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-