Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe edhe me reshje shiu që pasdite shoqërohen me bubullima, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat minimale do sillen prej 9 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 18 gradë Celsius.
Mot i freskët dhe me shi parashihet edhe për ditën e enjte, ndërsa të premten do të ketë edhe intervale me diell, me zhvillime të rrebesheve me bubullima pasdite.
Moti me diell dhe më i ngrohtë rikthehet të shtunën, ku temperaturat pritet të shkojnë deri në 19 gradë Celsius.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.