Sot mund të ndalet greva, pritet marrëveshje SBAShK- Qeveri

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Greva e Sindikatë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës mund të marrë fund qysh sot.

GazetaBlic merr vesh nga burimet e saj se, nesër zhvillohet  takimi i dytë i Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ky takim do të zhvillohet rreth orës 12:00.

“Nesër do të ketë takim të dytë mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe ministri i financave, Hekuran Murati”, i tha ky burim Gazetës Blic, dje.

Ndryshe, edhe pse në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është arritur asnjë marrëveshje, merret vesh se ka pasur sinjale pozitive.

Gjatë takimit të sotëm palët kanë pasur dakordim “për diçka” e ku te dyjat palët kanë vendosur të heshtin për “marrëveshjen në parim”./Front Online/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-