Dragash – 24,prill-2016 Sot në gorë të Dragashit sikur edhe herave tjera po mbahen zgjedhjet e sërbisë të oragnizuara nga OSBE-ja ashtu siç ka lejuar Qeveria e Kosovës .
Qendra e vendvotimit e cila ishte e vetme në vranisht e përcaktuar zyrtarsiht nga komisioni shtetëror I zgjedhjeve në Beograd për rajonin e Prizrenit ishte hapur në ora 7:00 të mëngjesit në Fshatin Vraniç të Gorës , aty edhe ku është e përcaktuar të votojn të gjitë goranët Dragashit, Vraniçit, ljubovishtës , glloboçicës,mlikit, orçushës,restelicës, kukajanit,radeshës,zlibotokit,brodit,krushës,rapç e poshtme dhe e siperme dhe Krstec .
Qytetarët janë parë të fillojn të votojn nga ora7:00 të mëngjesit dhe deri më ora 12 ku ne I vizituam ishte gjithçka qetë . Deshëm të marrim një prononcim për OPOJA.NET por anëtaret e qendrës se vendvotimit refuzuan dhe kërkuan nga ne që të largohemi nga qendra e vendvotimit .
Goranët sot po votojn për partin e tyre të preferuar për kuvend të sërbisë , dhe gjatë monitorimit tonë kërkuam nga disa votues një prononcim se pse votojn për zgjedhjet sërbe dhe çka presin nga këto zgjedhje njëri qytetar tha që votojm për shtetin tonë dhe presim të behët më mir për standardin e jetës .
Goranët që moti shtet të tyre e konsiderojn Sërbin dhe pas luftës në Kosovë ata I kanë qëndruar besnik Sërbis ku ata edhe kanë themeluar institucionet paralele të sërbis si- komunën Gorës (Opstina Gora) me seli në Vraniç. Poashtu ata kanë themeluar edhe shkollat paralele ku nxënësit e tyre mësojn me sistem të Sërbis . Mbajtja e zgjehjeve sërbe ne gorë është vazhdim i politikës së tyre lojale ndaj Sërbis edhe pse Kosova eshte e pavarur nga srbija qe nga viti 1999 .
Se pse goranët e kanë për zemër Sërbin edhe pse nuk janë sërb është një temë duhet shtjelluar në të ardhmen.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.