Ndeshjeve të fazës së 1/8-tës po iu vjen fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy të fundit, për të pasur pastaj vetëm tetë ekipe në garë për trofeun e Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani.
Përballja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Rumanisë dhe Holandës, e cila pritet të fillojë nga ora 18:00 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut.
Takimi i dytë i ditës është ai në mes të Austrisë dhe Turqisë, i cili pritet të zhvillohet në “Red Bull Arena” të Lajpcigut me fillim nga ora 21:00.
Fituesit e këtyre dy takimeve do të ndeshen mes vete në fazën çerekfinale të Euro 2024.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

