Spanja kalon në finale të Ligës së Kombeve, mposht Italinë në ”San Siro”

Opoja.net Opoja.net Sport

Kombëtarja e Spanjës ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve. Të përzgjedhurit e Luis Enrique shënuan fitore ndaj Italisë në gjysmëfinale, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ”San Siro” të Milanos, ka përfunduar me rezultatin 1-2.

Ferran Torres shënoi të dy golat për spanjollët, në minutat 17 dhe 45+2. Kurse, për italianët shënoi Lorenzo Pellegrini në minutën e 83-të.

Vlen të theksohet se Italia luajti me një lojtar më pak nga minuta e 42-të, kur nga ndeshja u përjashtua qendërmbrojtësi, Leonardo Bonucci, pas kartonit të dytë të verdhë.

Ndryshe, Spanja në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja Belgjikë – Francë. Kjo ndeshje zhvillohet nesër.

Kurse, Italia do të luajë për vendin e tretë ndaj kombëtares që nesër pëson humbje. /Zeri.info

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-