Përbërësit:
- 800gr mish i bardhë i pulës
 - 10 speca të mëdhenj somborka
 - 2 qepë mesatare
 - 2 patate të mëdha
 - 100gr mozarellë
 - 150ml krem kuzhinë
 - Kripë
 - Piper
 - Mëlmesa tjera sipas dëshire
 - Vaj
 
Përgatitja:
- Fillimisht i grimconi qepët. Fërgoni ato në temperaturë mesatare së bashku me mëlmesat.
 - Coptoni mishin e bardhë imët.
 - Kur qepët të marrin ngjyrë karameli shtoni në tigan edhe mishin e coptuar. Skuqeni duke e përzier herë pas here me lugë të drurit.
 - Kur mishi të jetë fërguar i tëri shtoni edhe kremën e kuzhinës.
 - Merrni specat dhe largojani bishtat. Mund t’i mbushni nga gryka apo edhe ta bëni një hapje tjetër horizontalisht. Mbushni me masën.
 - Merrni patatet. Qroni dhe prisni në rriska. Merrni një tepsi., lyjeni me vaj dhe rendisni në të rriskat e patateve.
 - Nëse ka mbetur mish nga mbushja atëherë e derdhim mishin mbi patatet.
 - Rendisim specat në tepsi. E fusim tepsinë që të pjeket në furrë të ngrohur 250 gradë për 35 minuta.
 - Pas 35 minutash e shpërndajmë mozarellën mbi speca dhe e fusim tepsinë edhe për 5 minuta të tjerë në furrë.
 - Shërbejeni të nxehtë! Ju bëftë mirë!
 
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

