Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për tekstet shkollore

Opoja.net Opoja.net Kosova

Mbi 123 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë kanë dorëzuar aplikimet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit.

Sipas këtij institucioni, deri më tani procesi i aplikimit ka kaluar pa probleme teknike, ndërsa aplikimi do të mbetet i hapur deri më 9 gusht 2026.

Drejtoresha e Departamentit për Arsim Parauniversitar, Anita Kadriu, tha se deri të hënën kanë aplikuar 123 mijë e 829 prindër dhe kujdestarë ligjorë, duke u bërë thirrje atyre që ende nuk e kanë bërë aplikimin ta përfundojnë sa më parë, në mënyrë që mjetet të transferohen në kohë në llogaritë e tyre bankare.

Ajo theksoi se Ministria është ende duke llogaritur shumën që do të subvencionohet për secilin nxënës, pasi kjo do të varet nga numri i teksteve mësimore dhe numri përfundimtar i përfituesve.

Kadriu bëri të ditur gjithashtu se këtë vit, për herë të parë, të drejtë aplikimi kanë edhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, nëse fëmijët e tyre ndjekin mësimin në institucionet arsimore të vendit.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit është duke përgatitur procesin e verifikimit të aplikimeve, përmes koordinatorëve të caktuar nëpër shkolla, një procedurë që do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë si edhe vitin e kaluar.

Linku i aplikimit për klasat 1-5: https://rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F469

Linku i aplikimit për klasat 6-9: https://rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F471

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-