Real Madrid sot u rikthye në Santiago Bernabeu pas 18 muajsh, shkruan Sinjali Sport.
Los Blancos ishin nikoqir të Celta Vigos në stadiumin e rinovuar, ku fituan në ndeshjen e zjarrtë me shumë gola 5-2.
Mysafirët filluan më mirë ndeshjen me golin e hershëm të Santi Minas në minutën e katërt.
Pas 20 minutave shifrat i barazoi kapiteni i mbretërve, Karim Benzema, me një gol të bukur.
Fansat priten që vendasit të kalojnë në avantazh pasi vazhduan të dominojnë, mirëpo Cervi në minutën e 31-të me anë të një kundërsulmi kaloi përsëri mysafirët në epërsi.
Më pas Vinicius Jr kaloi madrilenët në epërsi 54′, kurse debutuesi Camavinga u përkujdes për të katërtin 72′.
Kapiteni i sotëm dhe lojtari më i mirë i Realit, Benzema, e kompletoi hat-trickun nga penaltia 87′.
Galaktikët me këtë fitore kryesojnë në ligë me 10 pikë, kurse mysafirët gjenden në pjesën e poshtme në tabelë në vendin e 18 me 1 pikë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.