SPIRO KOSOVA vendosi rënd në treven e Opojës 1912-1964

Opoja.net Opoja.net Opoja Personazhe

Shkruanr nga Dr. Marenglen VERLI – Një ndërmarrje për vendosjen e rendit në Dragash. Spiro Kosova

[dropcap]T[/dropcap]ë nesërmen, përgjegjësi i postëtelegrafës së Bicajt më njoftoi se linja telefonike me komunën e Shishtavecitishterregulluar dhe funksiononte dhe se kryetari i komunës po më thërriste urgjent në telefon. U gëzova dhe menjëherë shkova në postë. Kryetari i komunës së Shishtavecit, Mulla Osmani, po më priste gati në mikrofon. Sa i rashë ziles pyeti nëse jam nënprefekti. “Po unë jam”, i them, dhe e pyeta për situatën. Kryetari më përgjigjet: “Me gëzim të madh ju njoftoj se retë e zeza u zhdukën. Ushtria jugosllave e theu qafën përtej kufi rit, në drejtim të Dragashit (Jugosllavi). Gjatë tërheqjes së ushtrisë armike nuk janë bërë dëme me rëndësi në popull, veç i kanë dëmtuar familjet, duke u rrëmbyer me zor sende ushqimore kudo ku gjenin. Sot në mëngjes m’u paraqit një komision prej anës përtej kufi rit, të varur nga nënprefektura e Dragashit dhe me lot në sy kërkoi sa më parë ndihmën e qeverisë shqiptare për marrjen e masave kundër një çete kriminelësh të arratisur nga ana e Shqipërisë. Çeta kryesohet nga njëfarë Bahtijar Kollovozi i krahinës së Shishtavecit dhe po plaçkit e torturon popullin e pambrojtur të fshatrave të nënprefekturës së Dragashit. Nderi dhe pasuria e familjeve të kësaj nënprefekture, më thotë kryetari në telefon, ka mbetur në mëshirën e këtyre hajdutëve kriminelë, të cilët kontrollojnë dhe sepetet e grave dhe iu marrin të gjitha plaçkat e vyera që kanë. Mbasi Bahtijar Kollovozi, kryetar i kësaj çete grabitëse dhe keqbërëse është i anës shqiptare, na takon neve të marrim masat e menjëhershme për të shpëtuar familjet e pambrojtura, që i kanë burrat nëpër kurbete. Urdhërojmë, shton kryetari, se ç’përgjigje t’i jap këtij komisioni dhe si duhet të veproj unë”.Ndërsa kryetari fl iste në telefon, unë po mendoja dhe i përgjigjem: “Qysh tash po nisem për Shishtavec. Gjallë a vdekur, sonte mbërrij në Topojan dhe nesër paradreke do të jem aty. Komisionit i thuaj nga ana ime dhe nga ana jote se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat e duhura kundër keqbërësve dhe për qetësinë e rrethit të Dragashit sot po niset prej Bicajt një fuqi ushtarake në drejtim të Dragashit, nga ana e Shishtavecit”. Këto fjalë ia thashë me shpresën e fjalës që më tha kapiteni italian, që kishte ardhur në Bicaj me një kompani ushtarësh.

“Komisioni të kthehet sa më parë në vendet e veta, shtova, duke i vënë në dijeni të gjitha familjet e fshatrave për përgjigjen që u dha qeveria shqiptare. Sa për veprimin nga ana e juaj si kryetar komune, ju urdhëroj të angazhoni nga fshatrat varëse 20 – 25 kuaj hipës (shale) dhe nesër t’i gjej aty në komunë, patjetër” U ktheva nga telegrafana dhe shkova u takova me kapitenin italian. E vura në dijeni mbi sa mora njoftim nga kryetari i komunës së Shishtavecit dhe mbi nisjen time të menjëhershme për atje, sepse të nesërmen paradite duhej të mbërrija në Shishtavec për t’i shkuar në ndihmë në kohë popullsisë përtej kufi rit, që kishte mbetur pa asnjë mbrojtje e në mëshirën e keqbërësve. E informova për komisionin, që kërkoi ndihmë urgjente nga ana e autoriteteve shqiptare dhe që unë jua premtova. “Prandaj, ju lutem, i them, që të nisemi së bashku me krejt kompaninë për Shishtavec për të shpëtuar familjet e pambrojtura, të cilave iu mungojnë edhe burrat. Kjo gjë shkon jo vetëm në favor të qeverisë shqiptare por dhe në interes të ushtrisë italiane. Me një rast të tillë fi ton simpatinë e popullit të vendeve përtej kufi rit, që po shpëtojnë nga zgjedha jugosllave”.
Kapiteni italian u mendua dhe më përgjigjet: “Rregullat ushtarake nuk më lejojnë të largoj kompaninë nga vendi ku është caktuar pa urdhër të komandës së batalionit dhe duhet të presim”. Unë i them: “ Koha nuk prêt dhe mua më duhet të nisem qysh tani që të mbërrij në kohën që kam dhënë fjalën”. Kapiteni si u mendua pak më thotë: “Mbasi çështja është tepër urgjente dhe duhet të nisemi pa pritur urdhrin e superiorit tim, unë kam kompetenca t’iu jap 20 ushtarë me dy mitraloz të lehtë e municion të mjaftueshëm për çdo ushtar, nën komandën e një togeri, si roje
të sigurt për personin tuaj. Togerin do ta kini në dispozicion dhe për çdo gjë përgjegjësia iu takon juve. Po urdhëroj përgatitjen e ushtarëve nga më të stërviturit për udhëtime të ngutshme dhe që kanë eksperiencë luftarake. Ju uroj rrugë të mbarë e suksese të mira”.E falënderova nxehtësisht kapitenin dhe i them: “Edhe me këtë fuqi, shpresoj se kam për t’ia arritur qëllimit”.Mbas një ore u nisa prej Bicaj. Ishte data 31 gusht 1940”.Kur mbërritëm në qafë të malit Gjallicë, fi lloi të erret. Moti ishte shumë i vrenjtur dhe zuri të binte dëborë. Era e të ftohtit na pengonin udhëtimin. Deri në mesnatë, me zor mbërritëm në katundin Topojan. Çokitëm në derën e të parës shtëpi të këtij katundi. Kërkova kryeplakun, i cili na vendosi të gjithëve në një shtëpi të përshtatshme.
Të nesërmen në mëngjes ktheva nga Topojani rojtësin e katundit Bicaj, të cilin e kisha marrë si udhërrëfyes, se për herë të parë po udhëtoja për në Shishtavec dhe, pasi mora një civil nga Topojani për të na udhëhequr deri n Shishtavec, u nisa bashkë me grupin për udhëtim. Kur mbërritëm në katundin Novosej afër Shishtavecit, u ktheva në shtëpinë e Islam Hoxhës. Me të isha njohur në rastin kur kishte qenë anëtar i komisionit për çështjen e zgjedhjeve të kryepleqërisë të rrethit të Lumes dhe me rastin e pajtimit të gjaqeve.Mbasi e njoftova Islam Hoxhën për qëllimin e ardhjes në Shishtavec, ai më thotë: “Kam parë të tjerë nënprefektë në kazanë tonë (rrethin) por ata nuk e kanë çarë kokën për popullin fukara ashtu siç po bëni juve. Këtë nuk ia u them që t’iu bëj qejfi n, porse ashtu e kallëzon puna vetë. Nënprefektët e mëparshëm mbanin anën e parësisë së vendit dhe fakir fukarasë nuk i shikohej e drejta, ashtu siç bëni juve tash. Drejtësinë tuaj e bëri ispat, ( e vërtetoi) çështja e zgjedhjes së kryepleqve, kur kundërshtuat listën e kryetarit të bashkisë së Kukësit, Tahir Kolgjinit, si dhe në rastin e pajtimit të gjaqeve, që mundoheni e dëshironi qetësi e vëllazërim në popull. Nuk e harroj kurrë që kur shkuam në Kala të Dodës për pajtimin e gjaqeve si komision, juve të vini në shtëpinë e Osman Litës, i cili kishte përgatit darkën, por shkuat e fjetët në zyrën e komunës dhe kur të lutëm baba Aliu, unë dhe Sadik Spahiu nga Kolesjani, për të shkuar se iu prêt dhe harxhet i shkojnë dëm, juve na u
përgjigjët, “juve mund të si të njojtur që jeni, mua s’më ngjitet buka dhe muhabeti me agallarë dhe bajraktarë. Këtë le ta marrë vesh mbarë populli i Lumes”. Unë i them: “Këtë tabijet e kam prej natyre”.

Islami vazhdoi bisedën e më thotë: “E mora vesh qëllimin e ardhjes tuaj në Shishtavec. Ashkollsun të qoftë z.nënprefekt se me tamam është nevojë e madhe për t’i shkue në ndihmë popullit që ka mbetur si peshku pa ujë. Jam gati dhe unë të vij bashkë me juve, se njoh vendin dhe shume persona të asaj ane, që mund të na vlejnë për këtë qëllim”. Unë i përgjigjem: “Këtë e kam menduar dhe unë, prandaj u ktheva që të
takohem me ty”.vijon…../Opoja.Net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-