Opoja.net

Sqaron MTI, kufizimi i orarit të punës nuk vlen për marketet

Sqaron MTI, kufizimi i orarit të punës nuk vlen për marketet

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për bizneset dhe organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë, se në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/42 të datës 11/11/2020, marketet lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut të infeksionit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Inspektorati i Tregut  sqaron se me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/42 për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID-19, respektivisht në pikën 20, 20.8 të këtij vendimi është përcaktuar lejimi i ushtrimit të veprimtarive, pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut.  Në listën e lejimit të ushtrimit të veprimtarive është edhe sektori i produkteve ushqimore respektivisht marketet.

Kurse në pikën 23, 24 dhe 25 të të njëjtit vendim janë përcaktuar masat që vlejnë për komunat me rrezik të ulët, të mesën dhe të lartë të infeksionit, ku është përcaktuar që operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05 deri në ora 18:00 dhe me këtë rast fjala është për operatorët ekonomikë që ushtrojnë veprimtari të tjera, duke përjashtuar listën e veprimtarive që lejohen të operojnë sipas pikës 20 të këtij vendimi, të cilët lejohen të punojnë sipas orarit të rregullt dhe pavarësisht kategorizimit  sipas nivelit të rrezikut.

Zyra ligjore e Inspektoratit të Tregut në MTI-së sqaron se gjatë konsultimit me inspektorin në fjalë, është munduar t’i këshillojë inspektorët sipas sqarimit të lartcekur.

Ne mendojmë që vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duhet të lexohen drejt dhe të zbatohen në këtë formë, nga ana e organeve përgjegjëse për zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë, pasi në të kundërtën mund të përballemi me pasoja ligjore, gjithashtu me veprime administrative jo të drejta, pa dyshim mund të krijojmë humbje ekonomike për operatorët ekonomikë të cilët ashtu janë të goditur nga pandemia Covid-19.

Me këtë rast ftohen operatorët ekonomikë që të parashtrojnë ankesë në Inspektoratin e Tregut të MTI-së kundër çdo veprimi administrativ të ndërmarrë nga inspektorët e tregut, që i konsiderohen në kundërshtim me ligjet dhe vendimet në fuqi.

Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

Opoja.net

Mërgimtarët kthehen në shtetet ku jetojnë, kolona vetëm në Merdare

Opoja.net

Ministria e Infrastrukturës kërkon që sonte të ketë kujdes të shtuar në trafik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net