Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Stani shtëpia e dytë e bariut në bjeshkë
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Stani shtëpia e dytë e bariut në bjeshkë

Opoja.net Opoja.net 10:28 - 11/10/2015 Ekonomi Opoja
Ndaje

Emri stan ka kuptimin – kasolle, vend me kotarin për bagëtinë dhe bulmetin, aty kanë jetuar barinjtë me familjet e tyre, sidomos gjatë ditëve të pranverës së vonë dhe stinës së verës.
Dikur në Opojë familjet e pasura, të cilat kanë pasur tufa delesh gjatë pranverës së vonë dilnin me bagëtinë e tyre (dele dhe lopë)në bjeshkët e Sharrit, në të shumtën e rasteve, në stan dilte një pjesë e familjes, ndërsa pjesa tjetër jetonte në katund për tu marr me bujqësi ngase bujqësia dhe blegtoria ishin të lidhur ngushtë njëra me tjetrën.

Në stan shpesh jetonin burrat e disa familjeve të cilët i bashkonin tufat e tyre të deleve dhe i ruanin së bashku bagëtinë, po ashtu edhe bulmetin së bashku e përgatitnin dhe fitimin e ndanin sipas numrit të bagëtisë që kishin në bjeshkë.

Në stanet ku dilej në mënyrë kolektive, jeta ishte shumë e organizuar, kishte punë për të gjithë, nga fëmijët e deri te më të moshuarit. Që nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmje vonë, secili merrej me punën që mund ta bënte më së miri. Fëmijët zakonisht i ngisnin dhentë për t’i mjelë e më të mëdhenjtë i milnin. Disa fëmijë tjerë i ruanin vjetët, e disa i ruanin dhentë topalle. Fëmijët gjithashtu luanin me qentë dhe këlyshët. Gratë
bënin bulmetin.

Madhësia e objektit të stanit, varej nga numri i anëtarëve të familjes ndërsa kotari nga numri i bagëtisë.
Meqë bulmeti përgatitej brenda në stan, në një pjesë të tij ku ishin renditur edhe enë të ndryshme, pjesa tjetër shërbente për qëndrim ditor ose për të fjetur.

Stanet më të mëdhenj, bëheshin në katër anët me mur guri dhe me dy dyer përballë njëra tjetrës, nga të cilat njëra ishte kryesorja ndërsa tjetra lidhej me kotarin ose saktësisht me stregën ku mileshin dhentë.

Kulmi i stanit ndërtohej me drunj dhe mbulohej me kashtën e duajve të theknit. Nga dy anët e murit renditeshin drunjtë që quhen kepra që takoheshin njëri me tjetrin në kulmin e stanit. Mbi keprat vertikale shtroheshin pallëzinat, drunë më të hollë që lidheshin me keprat me sixhim ose lektyrë prej kashte, ose edhe gozhdoheshin.

Stanet më të vegjël janë të ndërtuar me gardh në
vend të murit. Të dy anët e gardhit lyhen me baltë soe vishen me duaj të kashtës së thekrës.
Në vjeshtën e vonshme, kur thahet bari barinjtë me familje ose grup burrash të disa tufave zbresin nëpër fusha ose fshat.

Shkruar nga Muharrem Qafleshi

(Opoja.net)

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 9:24 - 31/03/2016 10:28 - 11/10/2015

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë
11:34 - 31/05/2023 Kosova
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Ekonomi

Ulet çmimi i vezëve në Kosovë

4 Min. Leximi
OpojaSport

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!

2 Min. Leximi
Opoja

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk

2 Min. Leximi
Opoja

CIMIC-u Italian dhuron pajisje në vlerë 8000 euro për Njësinë e Zjarrfikësve në Dragash

2 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?