Studentë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut protestojnë sot në Shkup

Opoja.net Opoja.net Kosova

Studentë shqiptarë nga vise të ndryshme do të tubohen sot në Shkup për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mosmbajtjes së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Tubimi protestues është paralajmëruar të fillojë në orën 16:30 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Në protestë pritet të marrin pjesë studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe treva të tjera shqiptare, të cilët po kërkojnë që provimi të organizohet edhe në shqip.

Organizatorët kanë zgjedhur moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe studentëve që t’i bashkohen protestës në numër sa më të madh.

Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e tyre, ku theksohet rëndësia e ruajtjes dhe përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-