Opoja.net

Studim/ Sa kohë është normale të zgjasë inati

Cila ishte gjëja e fundit që të bëri me nerva sot? Trafiku i pamenaxhueshëm? Rrëmuja e fëmijëve nëpër shtëpi apo komenti i koleges në zyrë?

Çfarëdo lloj gjëje mund t’ju ketë nervozuar, por çështja është sa kohë ju zgjat zakonisht ky lloj inati. Një orë, një ditë apo ashtu ju kalon gjithë java?

Sipas studimeve të publikuara nga ekspertë të Harvardit, thuhet se inati duhet të zgjasë maksimumi 90 sekonda.

Për të ndjerë një lloj emocioni ne duhet të mendojmë diçka që më pas stimulon trurin të japë një përgjigje përmes reagimit të trupit.

Koha që i duhet gjithë këtij procesi zgjat vetëm 90 sekonda dhe nëse ju qëndroni të nxehur për më shumë se 1 minutë e gjysmë, ndodh sepse e rikujtoni historinë në trurin tuaj.

Sa herë e bëni këtë, ju riaktivizoni përgjigjen e trurit. Sa herë që zgjidhni të mendoni për gjëra që ju lëndojnë, krijoni një përgjigje fizike në trupin tuaj, shkruan Anabel.

Duke kujtuar në mënyrë të përsëritur, jo vetëm që do të mbani më gjatë në tru një hapësirë negative, por do të bëni që trupi juaj të përjetojë dhimbjen që krijohet nga zemërimi.

Një tjetër përfundim interesant i këtij studimi është se askush s’ka fuqinë për të na zemëruar. Askush s’mund të stimulojë emocionet dhe nervat tona nëse ne nuk ia lejojmë. Truri ngacmohet vetëm nga mendimet tona, nga askush tjetër.

Pra pa lejen tuaj, askush s’mund t’ju bëjë me nerva. Herën tjetër që do të nxeheni, vini re sa kohë do t’ju zgjasë dhe mos e rimendoni kurrsesi situatën.

/GazetaSinjali/

Rrëfimi prekës i infermieres që shërbeu gjatë pandemisë në QKUK dhe nuk iu vazhdua kontrata: Më vjen keq nanë, lutjet tua nuk u pranuan!

Merlinda Guraj

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 16 raste pozitive në 24 orët e fundit

Merlinda Guraj

Bie në 31 numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net