Sulmohen fizikisht dy gra nga bashkëshortët e tyre në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj, kështu ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.Vlenë të theksohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar më tutje.

Mirëpo nuk është ky rasti i vetëm ku një grua është sulmuar fizikisht në Prizren gjatë 24 orëve të fundit, pas një mosmarrëveshje me gruan e tij një burrë ka sulmuar atë fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Me ç’rast , ky i fundit është arrestuar.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.”, njofton policia.

E sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se burri kishe qenë nën ndikimin e alkoolit.“I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.84 promil”, bënë të ditur policia.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-