Sulmohet drejtori i administratës në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Drejtori i Administratës dhe Personelit ne Komunën e Dragashit Avni Nebiu është sulmuar fizikisht të mërkurën nga Ymredin Halimi nga fshati Blaq me çrast i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Siç ka deklaruar, për medie komandanti i Stacionit Policor në Dragash, Shaqir Uka, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 kur në vendin e punës është sulmuar drejtori i administratës dhe personelit në Dragash, Avni Nebiu.

“Drejtorit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Sulmuesi është në stacionin e policisë në Dragash dhe ne kemi hapur procedurë për veprën lëndim të lehtë trupor dhe sulm ndaj personit zyrtar. Po presim që prokuroria të vendos për masat e më tejme”, ka deklaruar Uka trasmeton Opoja.net

Ndërkaq  viktima Avni Nebiu ka deklaruar se është sulmuar ne vendin e punës dhe se Halimi menjëherë sa ka hyrë në zyre, pa e thënë asnjë fjalë dhe pa ndonjë fjalosje paraprake.

“Rastin e kam paraqitur ne Polici dhe pres që ajo të ndërmerr masat ligjore”, ka thënë Nebiu./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-