Në rrugën “Ukë Bytyqi” të Prizrenit është arrestuar një person, pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë lidhur me një kundërvajtje në trafik, më pas i dyshuari ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.
Siç bëhet e ditur, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.