Syri i zemrës !

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Ka prej atyre që thonë: “Unë nuk i besoj asaj që nuk e shoh me sytë e mi…” (?) Këta njerëz të tillë, së pari duhet t’i pyesim: “Me cilin sy tëndin?” Sepse, siç ka njeriu një sy material, i cili përbën shqisën e shikimit që është njëra prej pesë shqisave”, veçanërisht flitet edhe për ekzistencën e syrit të mendjes dhe syrit të zemrës. Aftësia e të parit e secilit prej këtyre syve, ndryshon sipas njerëzve. Pyetja: “Me cilin sy tëndin?” – ka lidhje me llojin e shqisës që shikon (material, mendor dhe shpirtëror), me aftësinë dhe me kapacitetin e tij.

Ata që thonë: “Ne nuk u besojmë atyre që nuk i shohim me sytë tanë…” – duke synuar sytë materialë, nuk mund ta vendosin këtë si kusht për ta parë atë gjë vetëm me sytë e tyre materialë, të cilët sy kanë kapacitet shumë të kufizuar të të shikuarit, nëse është e besueshme apo jo ajo gjë. Një gjë që mund të besohet, siç mund të shikohet me syrin material, nganjëherë mund të shikohet edhe me syrin e mendjes dhe të zemrës. Por për shkak të vështirësisë për ta ndarë të vërtetën nga e gabuara sipas ligjeve njerëzore, nuk mund të flitet për mundësi shikimi si syri i përshpirtshmërisë apo syri i zemrës, ngaqë mund të ketë edhe shqetësime apo sëmundje që quhen “halucinacione”. Detajin që ndodhet këtu, është e domosdoshme që ta kuptojmë mirë. Përveç kufijve të ngushtë të një kohe dhe vendi të caktuar, nëse një gjë nuk shikohet nga dikush, nuk mund të jepet për argument se me të vërtetë ajo gjë nuk ekziston, por mund të thuhet se ajo gjë nuk shikohet dot nga ai.

Ngaqë çështja më e rëndësishme në gjithësi është besimi ndaj Allahut (xh.xh.) dhe ndaj atyre që ka urdhë- ruar, rreziku më i madh është rreziku që e kërcënon këtë besim. Të mos besosh atë që nuk ta sheh syri, do të thotë se mendja është limituar te syri. Kjo gjendje e ndalon njeriun nga “besimi islam”, i cili është cilësia më e virtytshme. Sikur çdo gjë që duhej të besohej të na shfaqej qartazi, aq sa mund ta shikonim edhe me sytë materialë, atëherë nuk mund të flitej fare edhe për “të besuarit pa e parë” gajbin, i cili është çështja më e rëndësishme e sprovimit tonë në këtë botë dhe për të cilin Allahu Teala na ka njoftuar duke na dërguar pejgamberë dhe libra. Në këtë mënyrë, nuk do të kishte “sprovim në këtë botë”, që të ndahej ai që beson me atë që nuk beson.

Për ata që thonë se “Ne nuk u besojmë atyre që nuk i shohim me sytë tanë…”, lavdërimi që u bëhet besimtarëve në ajetin e tretë të sures Bakara në Kuran, është përgjigja më e bukur: “Të cilët besojnë në gajbin / të fshehtën (në Allahun, engjëjt, Ahiretin), falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne.”

Përveç syrit material, te njeriu gjenden edhe shumë aftësi të tjera, ndjenja, intuita dhe ndërgjegjja. Syri nuk është gjë tjetër përveçse një dritare nga e cila shpirti i njeriut vështron këtë botë. Bota e ekzistencës nuk mund të kufizohet vetëm me ato gjëra që i shohim drejt për së drejti me syrin tonë material. Përveç atyre që mund t’i shohim drejt për së drejti me sytë tanë, ka edhe disa qenie që na njoftojnë në mënyrë indirekte për ekzistencën dhe veçoritë e tyre dhe na bëjnë t’i pranojmë. Ata që thonë se “Ne nuk u besojmë atyre që nuk i shohim me sytë tanë…”, duhet të mohojnë edhe ekzistencën e atomeve të cilët janë gurët e një strukture shumë të vogël të materies që nuk mund të shihet me sytë materialë. Por ja që ekzistenca e atomeve është prej argumenteve më të rëndësishme të shkencave moderne. Librat që flasin për ekzistencën e atomeve, për veçoritë, lëvizjet dhe kalimin e tyre nga një gjendje në një gjendje tjetër, kanë mbushur raftet e bibliotekave të universiteteve.

Njeriu, përveç me syrin material, që është njëri prej organeve të pesë shqisave, veçanërisht në çështjet e besimit islam, mund të shikojë dhe besojë edhe me syrin e mendjes, edhe me syrin e përshpirtshmërisë (syrin e zemrës). Njeriu ka edhe “mprehtësi ndjesore”. Kjo është një çështje që po shtjellohet me seriozitet kohët e fundit. Krahas kësaj fjale për të cilën folëm, ata që përpiqen t’i mohojnë gjërat që nuk shikohen drejt për së drejti nga syri material shprehen: “Shkenca duhet të jetë udhëzuesi ynë i vetëm.” “Ky shekull është shekulli i shkencës. Ne nuk duhet të kërkojmë ndonjë udhëzues tjetër përveç shkencës.” “Ne duhet të shpëtojmë nga besimet dogmatike që kanë ngelur nga mesjeta.” – a nuk mendojnë se një pjesë e madhe e shkencave përbëhet nga besimi në mënyrë indirekte kur diçka nuk e shikojnë drejt për së drejti me syrin material? Për shembull, siç e thamë edhe më sipër, a nuk e kuptojnë se si janë kapur me besim ndaj ekzistencës së atomit, jo duke e parë drejt për së drejti me syrin material, por duke parë ekzistencën dhe ve- çoritë e tij në mënyrë indirekte në sajë të ndikimeve që ka? Nisur nga kjo, a nuk duhet që njerëzit të mos sillen të pandjeshëm, të pavëmendshëm dhe si të verbër kundrejt shfaqjeve, reflektimeve dhe ndikimeve në këtë botë të dukshme, të cilat janë argumentet e ekzistencës së emrave dhe atributeve të Allahut (xh.xh.), i Cili është fshehur pas “perdes së shkaqeve” duke mos e shfaqur veten drejt për së drejti në shumicën e rasteve dhe duke mos i imponuar njerëzit që ta pranojnë ekzistencën e Tij, si domosdoshmëri e sprovimit të njeriut me mendjen dhe vullnetin e pjesshëm në këtë botë? A nuk pritet prej atyre që thonë se “nuk u besojnë gjërave që nuk i shikojnë me sytë e tyre” që të kalojnë nga “vepra për te vepruesi”, duke i komentuar për mirë sinjalet e pamjeve që u çojnë sytë materialë te truri i tyre?

Ebu Xhehli / babai i injorancës, nuk i besoi Allahut (xh.xh.) dhe të Dërguarit të Allahut (a.s.), edhe pse e pa me sytë materialë të Dërguarin e Allahut (a.s.) dhe ndarjen e hënës në dy pjesë dhe bashkimin e saj pas një kohe, e cila është prej mrekullive më të mëdha të Pejgamberit. A nuk na mjafton ky shembull se njeriut gjithmonë nuk i mjafton vetëm syri material për të parë dhe për të besuar? Nga ana tjetër, ekzistenca e besimtarëve, të cilët nuk shikonin dot me sytë materialë, na tregon se shikimi dhe besimi nuk arrihen vetëm me syrin material, por edhe me syrin e mendjes dhe atë të përshpirtshmërisë.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-