TA MËSOJMË TË SHKRUARIT MBI RËRË

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Artikuj Uncategorized

Dy miq së bashku ishin duke udhëtuar nëpër shkretëtirë. Gjatë rrugëtimit u zunë mes veti për gjëra të thjeshta dhe njëri nga ta i ra tjetrit në fytyrë. Ndjeu dhembje, mirëpo nuk foli gjë, po u ndal dhe e shkroi mbi rërë: “Sot shoku im më i shtrenjtë më ra në fytyrë” dhe e vazhduan rrugën e tyre.

Rrugës hasën në një oazë dhe vendosën të pushojnë dhe të lahen në të. Mirëpo, ai që u rrah në fytyrë dhe ndjeu dhembje, duke u larë u fundos në ujë dhe miku i tij e shpëtoi nga fundosja.

Kur iu kthye vetëdija nga uji që kishte depërtuar në mushkëri dhe ia kishte humbur vetëdijen, u ngrit dhe mbi gur e shkroi: “Sot shoku im më i shtrenjtë ma shpëtoi jetën”.

Miku e pyeti se ku qëndron urtësia që herën e parë kur i kishte ra në fytyrë e kishte shkruar mbi rërë, kurse kur ia shpëtoi jetën e kishte shkruar mbi gur?

U buzëqesh dhe tha:

– Kur na lëndojnë shokët, e jona mbetet të shkruajmë atë që ndodhi mbi rërë dhe atë shkrim ta fshijë era dhe fryma e faljes dhe mëshirës, kurse kur miku vepron diçka të bukur, e jona mbetet që atë ta gdhendin mbi gurë derisa të mbetet në kujtesën e zemrës dhe asnjë erë dhe frymë të mos mund ta fshijë!

Pra, me sa duket ne duhet që sa më shpejt ta mësojmë të shkruarit mbi rërën e faljes dhe kjo të mbetet mes nesh përgjithmonë.

Ibën Sirini, Allahu e mëshiroftë!, thotë: “Kur të arrijë ndonjë lajm për vëllanë tënd, arsyetoje, e nëse nuk gjen ndonjë arsyetim, thuaj: “Ndoshta ai ka arsye, mirëpo unë nuk e di.””

Kur bën përpjekje për ta arsyetuar tjetrin, do të gjesh rehati në shpirt nga largimi i mendimit të keq dhe do t’i largohesh qortimeve dhe akuzave ndaj tjetrit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-