Drejtori aktual i Drejtorisë komunale për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Dragash, Tafil Krasniqi, është shtuar një drejtori shtesë, pasi është zgjedhur ushtrues detyre në drejotrin e Arsimit, derisa të zgjidhet drjetori i ri.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, tha për Portalin “Opoja.net” se ky emërim është bërë për shkak të shkarkimit të ish-drejtorit të Arsimit, Hajri Ramadani, i cili disa muaj më parë është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar me vendim të plotfuqishëm të organeve të gjyqësorit të Kosovës.
Ndërsa drejtori, Tafil Krasniqi, e konfirmoi emërtimin e tij në këtë detyrë, duke thënë se detyra që i është besuar nga Kryetari i Drgashit, do të kryej me nder dhe përgjigjshmëri, deri të zgjidhet drejtori i DA-së.
Kujtojmë se ish-drejtori, Hajri Ramadani, është dënuar nga Gjykata në Prizren, në dhjetor të vitit të kaluar, e cila e kishte dënuar Ramadanin me 1 vit burg me kusht, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda dy viteve nuk kryen tjetër vepër penale. Atij i ishte shqiptuar edhe një dënim plotësues për mosushtrim të funksioneve në administratën publike ose në shërbime publike në kohëzgjatje prej 2 viteve.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.