Takime të ndryshme të zyrtarëve të Dragashit, në fokus zhvillimi ekonomik

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Sot në Komunën e Dragashit kishte mysafirë nga Komuna e Kamenicës të shoqëruar nga përfaësuesit e shoqatave zvicerane, ku si fokus ishte bashkëpunimi në ekonomi.

Ndërsa përfaësues të Komunës vizituan organizatën shtetërore turke TIKA, pas vizitës s ëish kryeministrit tur Ahmet Davutoglu në Dragash./opojasot.com

Më poshtë po u japim të ndara njoftmet për takimet e zyrtarëve të Komunës gjatë ditës së sotme

Drejtori për Ekonomi në komunën e Dragashit Valon Shabani dhe Drejtori i Shoqatës së Afaristëve “SHARRI” me anëtarët e shoqatës pritën në një vizitë Majlinda Krasniqin Drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë nga komuna e Kamenicës, Arta Jerliu Kryetare e Shoqatës së Bizneseve në komunën e Kamenicës, Luan Hoti Projekt Menaxher i Projektit APR nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe Vjollca Behluli Zyrtare e Projektit APR nga Helvetas Swiss Intercooperation.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave në mes komunës së Kamenicës dhe komunës së Dragashit, ku së bashku me zyrtarë nga komuna e Kamenicës vizituan dhe Shoqatën e Bizneseve “SHARRI” në Dragash, dhe kishin një diskutim shumë frutdhënës nga i cili diskutim u shkëmbyen të gjitha përvojat, vështirësitë dhe sukseset të cilat kaluam gjatë periudhës së aktivitetve të realizuara.

Gjithashtu kishin dhe një vizitë tek Fabrika e Rrobaqepësisë Invers One, njëri nga bizneset me të cilin kemi pasur bashkëpunim: Helvetas Sëiss Intercooperation, komuna e Dragashit dhe UNDP dhe nga afër kishim mundësi që të shohim të gjithë procesin e prodhimit.

Nënkryetari Aga viziton TIKA-n

Gjatë ditës së djeshme Nënkryetari i Komunës nga komuniteti pakicë, Sherif Aga, vizitoi organizatën Turke TIKA ku patën rastin të diskutonin me drejtorin e saj. Ky takim u organizua pasi që ish kryeministri Turk Ahmet Davutogllu vizitoi komunën e Dragashit.

Tema e diskutimit ishte gjithëpërfshirëse, me theks te veçantë ishte rritja e pjesëmarrjes së TIKA-s në komunën e Dragashit, kryesisht nëpërmjet investimeve dhe mbështetjes në hapjen e vendeve të reja të punës në komunën tonë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-