Të dielën Vetëvendosje zgjedh kryetarin e saj

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Partia më e madhe në vend është duke u organizuar që t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme.

Kryetari aktual i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti, do të garojë edhe për një mandat katër vjeçar.

Kështu ka njoftuar edhe vetë subjekti politik përmes një shkrimi në Facbeook, ku ka theksuar se “sot (20.09.2022) në ora 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, kryetari i organizatës më të madhe politike në vend, Albin Kurti, shpalosë platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar”.

Deri më tani VV nuk ka njoftuar për ndonjë kandidat tjetër që dëshiron ta marrë timonin e partisë dhe nëse mbetet kështu deri të dielën (25.09.2022), atëherë Kurti do zgjidhet kryetar edhe për një mandat.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-