Të jesh i kënaqur me çfarë ke dhe çfarë je !

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opinione

Autori: Kushtrim Guraj

Zoti ynë e ka vlerësuar si një ndër obligimet shoqërore më të rëndësishme dhurimin, si rezultat i natyrshëm i nderit njerëzor dhe shprehja më fisnike e ndërgjegjeve të kulluara të mbrujtura me ndjenja mëshire dhe keqardhjeje. Nuk ka dyshim se kjo është një nga favoret e Tij të veçanta. Pra Zoti i ka urdhëruar njerëzit që një pjesë të vogël të mirësive dhe begative të kësaj jete që Ai u ka falur, t’ia kthejnë sërish Atij në shenjë falenderimi nëpërmjet dhurimit në emër të Zotit, duke e shndërruar këtë akt në një shkak për faljen e gjunaheve dhe një portë të rëndësishme që të shpie në lumturinë e përjetshme.

Bujaria është rezultat i besimit të plotë tek Allahu dhe ahireti. Sa bukur e shpreh këtë të vërtetë Aliu:

“Besimi është si një pemë, rrënja e të cilit është njohja e sigurtë, degët e saj është devotshmëria, drita e saj është turpi dhe fruti i saj është bujaria.”

T’i japësh hakun pasurisë që zotërohet është e mundur vetëm nëse njeriu nuk e shpenzon atë në vende të ndaluara fetarisht dhe duke qëndruar larg dy rreziqeve të mëdha për pasurinë që janë shpërdorimi dhe kopracia. Fatkeqë- sia e kamjes janë syri i pangopur, kopracia dhe dëshira për t’u pasuruar përherë e më shumë, ndërsa shërimi prej tyre arrihet nëpërmjet bujarisë.


(Shkrimi në këtë artikull nuk shpreh qëndrimet dhe opinionet e redaksisë së Portalit “Opoja.net“. E gjithë përgjegjësia e shprehjeve, bie mbi autorin e këtij opinioni.)

Dërgoni edhe ju opinionin tuaj në këtë email: portali@opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-