Opoja.net

Të jesh zonjë në një familje

Të diturit na kanë dhënë shumë këshilla të arta për gratë. Një pjesë të këtyre këshillave do t’i përmendim më poshtë:

“Edukimi fillon në familje. Vendi ku vajzat e reja marrin edukimin e parë, është familja e tyre. Zonjat që kanë marrë edukimin e familjes, u mundësojnë bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre një jetë parajse. Ndërsa vatrat familjare që formojnë djemtë dhe vajzat që janë rritur pa edukimin e familjes, zakonisht bëhen vende ku përjetohen shqetësime shumë serioze.

128
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Në familje gruaja veçanërisht duhet të jetë e zgjuar, e urtë dhe e komunikueshme. Që në moshën e fëmijërisë duhet të marrë pjesë në tubimet e dijes dhe bisedave fetare, të mësohet ta dojë hyzmetin dhe të jetë bujare e të japë në rrugë të Allahut… Duhet të mësojë që çdo punë ta bëjë në kohën e duhur…

Allahu ia begaton ditën atij që ia di vlerën kohës! Ai që e ka të bekuar ditën, në kohë të shkurtër gjen rastin për të bërë shumë vepra të mira. Njeriu që i shërben fesë së Allahut, sado që të rendë, nuk ndjen lodhje. Po ashtu ky njeri nuk ndjen kurrë shqetësim shpirtëror dhe zemrën e ka të gjerë. Bëhet i dashur e miqësor. Fytyra gjithmonë i përhap buzëqeshje dhe kur njerëzit e shohin, i harrojnë hallet e shqetësimet. Pikëllimi që kanë përbrenda u zhduket.

Siç thotë edhe Mevlana: “Mundohu të bëhesh balsam për zemrat dhe jo gjemb!..”

Gruaja e dashur dhe punëtore ia di vlerën çdo çasti dhe e vlerëson kohën me gjërat më të rëndësishme të atij momenti. Mundohet t’i mësojë ato që nuk i di dhe t’ua mësojë të tjerëve ato që di. Nuk i frekuenton bisedat që nuk janë të dobishme për këtë botë e për botën tjetër dhe qëndron larg vërdallisjeve e argëtimeve të kota. Nuk e humb kohën me këto gjëra.

Pesë gjëra ia lumturojnë zemrën: Të qëndruarit vazhdimisht me abdest, të mësuarit e zemrës me dhikrin e Allahut, të qëndruarit zgjuar në agim, frekuentimi i bisedave fetare dhe përkujtimi i shpeshtë i vdekjes… Sepse përkujtimi i shpeshtë i vdekjes e pakëson dashurinë e kësaj bote.

Miqësia, shoqërimi dhe uniteti me gratë e devotshme është kusht… Sepse bisedat e njerëzve të mirë bazohen gjithmonë te mirësia. Ata gjithmonë flasin për Allahun (xh.xh.) dhe të Dërguarin e Tij, (a.s.). Tregojnë për miqtë e Allahut, fjalët dhe kujtimet e tyre. Miqësimi me këta njerëz bëhet shkak për përfitimin nga gjendja e tyre.

Në të njëjtën mënyrë ka edhe pesë gjëra të tjera të cilat duhet të ndiqen për të edukuar nefsin: Të tregosh kujdes ndaj kufijve hallall-haram, të qëndrosh sa më larg gjërave të dyshuara, të hash pak, të flasësh pak…

Në ditët e sotme këtyre mund t’u shtojmë edhe “të shëtisësh pak”, sepse për fat të keq, në ditët e sotme, gratë, pasi përcjellin burrat dhe fëmijët, shëtisin jashtë nga mëngjesi, deri në mbrëmje. Në këtë mënyrë nuk gjejnë kohë për të zhvilluar veten dhe për t’u bashkuar me gratë e devotshme në bisedat që bëhen për hir të Allahut (xh.xh.).

Sa bukur këshillon Llukman Hakimi:

“Bëj kujdes ndaj asaj që fut në gojë dhe atyre që nxjerr nga goja… Dy gjëra harroji: Ligësinë që të kanë bërë dhe të mirën që ke bërë… Dhe mos harro dy gjëra: Përkujtimin e Allahut dhe vdekjen…”

I përkujtuam këto këshilla të vyera në mënyrë që të përfitojmë prej tyre.

Allahu na mundësoftë që së pari t’i zbatojmë këto këshilla të arta te vetja jonë, pastaj te motrat tona që e lexojnë këtë material.

Amin!

Fëmijët tanë dhe namazi

Opoja.net

Kur përmallohet burri për gruan e tij !

Opoja.net

Cfarë do të thotë Argetimi? Si mund te argetohemi hallall?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto