Të reshura atmosferike të borës pritet të zbresin edhe në zonat e ulëta në Kosovë duke filluar nga dita e premte dhe e shtunë.
Kështu është bërë e ditur nga Prishtina Weather përmes një postimi të publikuar në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera shkruhet se reshjet e borës do të zbresin edhe në pjesë të ulëta të vendit mëngjesin e së premtes, derisa të shtunën ka gjasa që të jenë edhe më të shumta, duke formuar edhe shtresa bore.
“Më në fund reshjet e borës zbresin edhe ultësirave nga dita e premte dhe shtunë. Të reshurat e shiut që kanë përfshi vendin ditëve të fundit, do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së enjte, ku mund të jenë edhe më intenzive në disa pjesë. Me depërtimin e masave të ftohta ajrore nga perëndimi e veriperëndimi, më në fund reshjet e borës do të zbresin edhe në pjesë të ulëta të vendit mëngjesin e së premtes, derisa të shtunën ka gjasa që të jenë edhe më të shumta, duke formuar edhe shtresa bore”, thonë nga Prishtina Weather.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.