Sa herë që të blejmë ndonjë pajisje për kuzhinë, brenda kutisë gjenden edhe udhëzimet e përdorimit.
Deri në çastin kur t’ju lind një fëmijë, bota dhe jeta jonë kanë ngjyrë, shije dhe ritëm krejtësisht tjetër.
Ju jeni në qendër të vëmendjes, jeni qendra e botës kundrejt të cilës rregulloni aktivitetit ditore, marrëdhëniet me njerëzit, kohën kur dhe ku do të shkoni etj.
Ju luani rolin e një biznesmeni, mësuesi të mirë, bashkëpunëtori të shkëlqyeshëm biznesi, punëtor i zellshëm, mikut të mirë dhe të përkushtuar, personi i cili gjithmonë ka kohë për ti dëgjuar problemet e dikujt…
Mandej, e gjithë kjo ndryshon.
Në shtëpi vjen fëmija, ndërsa ju nuk e keni idenë çfarë të bëni tani.
E kontrolloni a merr frymë, a i ka këmbët e ftohta, a është normale që aq gjatë të flejë. Mandej e zgjoni dhe nuk e dini a është normale aq shumë të qajë…
Ndërkohë ju nuk mund ti kryeni as gjysmën e punëve të cilët i bëni më herët.
Dhe tani e kuptoni se ju mungon një doracak me instruksione, ngase nuk dini çfarë të bëni me fëmijën tuaj. Si për shembull:
Çfarë të bëj kur qanë?
Çfarë të bëj nëse nuk qanë?
Rritet ndërsa akoma qanë.
Përse shpërthen inati?
Si ti zgjidh ato?
Përse nuk më dëgjon?
Përse nuk vizaton?
Përse nuk shkruan, ndërsa moshatarët e tij dinë?
A duhet ta regjistrojë të merret me ndonjë sport?
Çfarë të bëj nëse nuk është i dëgjueshëm në shkollë?
A është i talentuar?
A ka probleme?… etj.
Këto janë disa nga pyetjet të cilët çdo ditë i parashtrojnë vetes prindërit.
Dashuria është gjëja më e rëndësishme në edukimin e fëmijëve
Gjithmonë dashuroni fëmijën tuaj. Dashuroni ato pa marrë parasysh asgjë, pa kushtëzime. Kjo është gjëja kryesore. Binde veten se edhe kur jeni të zemëruar, të lodhur, pa vullnet apo në probleme, fëmija juaj nuk është fajtor për to dhe krahas gjithçkaje dashuroni fëmijët tuaj deri në qiell.
Doni, përqafoni dhe buzëqeshni me ata dhe aspak mos u mërzitni, nuk i llaston dot ata.
Pastaj, jini konsekuent
Në fillim është rëndë, mirëpo nëse vendosni ca rregulla të rëndësishme dhe të qarta, më vonë nuk është rëndë t’u përmbaheni atyre.
Zhvilloni pavarësinë e fëmijës
Mos i zgjidhni gjithmonë problemet e tyre. Atëherë kur ata vet zgjidhin ndonjë problem, është nxitje e fortë në pavarësinë e tyre.
Lavdëroni fëmijën
Më shpesh lavdëroni ata, se sa ti kritikoni. Hulumtimet shumëvjeçare dhe provat e eksperimentale të cilat i praktikojnë psikologët thonë më tepër lavdërime, shumë më pak kritika.
Mos krahasoni
Nuk është me rëndësi nëse njëri fëmijë më tepër shkruan, tjetri më tepër vizaton, i treti “ec me kujdes” në moshën e vogël dhe gëzueshëm vrapon dhe nuk bën asgjë tjetër. Çdo fëmijë është i veçantë dhe assesi mos e krahasoni me tjetrin, qoftë vëlla apo motër, ngase mund të rritet në një personalitet i cili do të krahasohet me të tjerët dhe atë jo në favorin e vet.
Domethënë, PO, ekzistojnë instruksione për ‘përdorimin e fëmijëve’.
Ato rregulla duhet ndjekur në mënyrë konsekuente, pa hequr dorë, por mësoni veten të falni madje edhe në rast gabimi, sepse ne jemi njerëz, edhe pse jemi prindër.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.