Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Tehexhudi, namazi i natës
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Artikuj

Tehexhudi, namazi i natës

Opoja.net
Opoja.net 7 November, 2019
Ndaje
Tehexhudi, namazi i natës
Ndaje

Në natyrën e njeriut ekziston gjithmonë dëshira për të shprehur dashurinë, respektin dhe devotshmërinë ndaj Allahut. Për katë arsye, njeriu përpiqet t’i afrohet Allahut nëpërmejt mendimeve,ndjenjave dhe sjelljeve të ndryshme. Në këtë mënyrë, çdo veprim që kryhet për hir të Tij, është ibadet. Çdo fe ka ritet e saj karakteristike. Në këtë shkrim do të trajtojmë namazin e tehexhudit, namazin më të rëndësishëm pas namazeve obligative. Koha, forma dhe mënyra e kryerjes së tehexhudit është e ndryshme nga namazet e tjera. Veçanërisht, ky namaz kryhet në një mjedis të qetë, larg zhurmës dhe larg syfaqësisë. Kurani lajmëron se namazi ka qenë një ibadet i detyrueshëm edhe për pejgamberët e popujt para Islamit. “Ne i bëmë ata udhëheqës, që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam të bënin vepra të mira, të kryenin faljet dhe të jepnin zeqatin, dhe ata vetëm Ne na adhuruan.” EL-Enbija, 73).

Në disa ajete është vënë theksi mbi shtyllat e namazit, siç është rukuja dhe sexhdeja, kurse disa ajete të tjera shprehin ndikimin e madh që ka namazi mbi individin, duke e mbrojtur nga rënia në mëkate dhe inkurajuar për punë të mira. “Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut, 45).

Njeriu, siç e ka të nevojshme të ushqehet nga fizikja për të mbajtur trupin gjallë, e ka të nevojshme të ushqehet nga metafizikja për të mbajtur shpirtin gjallë. Namazi është “buka” e përditshme e shpirtit. Namazi nuk ndikon vetëm jetën shpirtërore, por ndikon edhe në mjedisin rrethues, duke e futur në disiplinë jetën materiale dhe sociale. Nga ky këndvështrim, namazi është i gjithi pastërti, bukuri, hijeshi dhe lumturi. Pejgamberi (a.s.), duke dashur ta përjetonte shpesh këtë kënaqësi, kur afronte koha e namazit i drejtohej me dëshirë dhe mall, Bilalit (r.a.): “O Bilal, çohu thirre ezanin që të qetësohemi”.

Pejgamberi (a.s.), e ka konsideruar veçanërisht namazin si shtyllën e fesë, miraxhin dhe dritën e besimtarit. Ndërsa kryerjen e namazit në kohën e caktuar, e ka konsideruar si veprën më të mirë (Buhari, Evkatus-Salat, 8/5). Në një hadith tjetër e ka përngjasuar namazin me një lumë që rrjedh para shtëpisë. Ashtu si një njeriu që lahet pesë herë në ditë në lumë, nuk i mbetet asnjë papastërti në trup edhe njeriut që kryen pesë namazet e ditës, pastrohet nga gjithë mëkatet. (Buhari, Evkatus-Salat, 8/6). Selman Farisiu transmeton një ngjarje interesante nga Pejgamberi (a.s.): Një ditë ishim ulur me Pejgamberin (a.s.), nën hijen e një peme, kur Ai (a.s.), mori në dorë një degë peme të thatë dhe e shkundi deri sa i ranë të gjitha gjethet. Pastaj tha: “O Selman! A e di përse veprova kështu? Kur e pyeta, m’u përgjigj: “ Kur një mysliman merr abdest në mënyrë korrekte dhe fal pesë namazet, atij i bien mëkatet porsi gjethet e kësaj dege.” Pastaj këndoi ajetin kuranor: “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” (Hud,114)

Njeriu përmes namazit gjen rastin të lidhet dhe t’i lutet drejtpërdrejt Allahut. Në këtë mënyrë fiton imunitet kundrejt vështirësive dhe shqetësimeve të kësaj bote. Ndikimin e fuqisë së namazit mbi jetën e njeriut, Dr Alexis Carrel e shpjegon kështu: “Mund të them pa frikë se namazi është nga burimet më të mëdha të fuqisë dhe forcës që njohim. Unë personalisht si doktor, jam dëshmitar i shumë e shumë rasteve të ndikimit të namazit mbi pacientët e mi. Jam përballur me shumë pacientë, me të cilët kam mbetur i pafuqishëm për t’i kuruar, por namazi ka ndërhyrë në jetën e tyre duke u bërë një burim i pashtershëm energjie” (Jusuf el Kardavi, Ibadet, 314)

Fjala tehexhud, në gjuhën arabe vjen në kuptimin: u zgjua nga gjumi, kurse, kur kalon në Kuran dhe hadith, është në kuptimin: u zgjua natën për të lexuar Kuran apo falur namaz. Në këtë mënyrë, tehexhudi shpreh namazin që falet natën, ndryshe quhet edhe namaz nate. Ky namaz kryhet në një të tretën e fundit të natës dhe vazhdon deri në agim. Namazi i tehexhudit falet si të gjithë namazet e tjera. Minimumi i rekateve që duhen falur është dy, por mund të falen edhe më shumë sipas dëshirës. Transmetohet se Pejgamberi (a.s.), ka falur dy, deri në dymbëdhjetë rekate namaz nate. Ky namaz ka qenë obligim vetëm për Pejgamberin (a.s.), kurse për umetin e tij është namaz vullnetar. Pejgamberi (a.s.), namazin e natës e falte të zgjatur, gjatë qëndrimit në këmbë këndonte sure të gjata, gjatë rukusë dhe sexhdes lutej gjatë. Nga disa hadithe informohemi se kishte raste që Pejgamberit (a.s.), i enjteshin këmbët nga qëndrimi i gjatë në namaz. Ky është një tregues i rëndësisë së namazit të natës. Pejgamberi (a.s.), për të shprehur dashurinë për këtë namaz, në çdo rast thoshte: “Dy rekate namaz nate për mua janë më të vlefshme se mirësitë e gjithë botës” (Buhari, Iman, 39). Në një hadith tjetër, kur u pyet për namazin më të mirë pas farzeve, tha: “Namazi i natës.” (Muslim, Sijam, 203).

Ajeti kuranor: “Padyshim që adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse” (Muzzemmil, 6.), aludon për ndikimin që ka ibadeti dhe lutja në ato momente të qeta të natës mbi shpirtin e besimtarit. Pra, ibadeti i natës i jep një qetësi krejt të veçantë shpirtit.

Jeta jonë rrethohet nga dy segmete kohore, dita dhe nata. Dita i shërben njeriut për veprimarinë e tij jetësore, kurse nata i shërben për të pushuar, menduar dhe vlerësuar të shkuarën. Çdo njeri ka nevojë për këtë mjedis të qetë të paqtë. Sepse nata është burimi kryesor i mendimit dhe reflektimit. Kur vlerësohet siç duhet, ushqen shpresë për rininë dhe qetësi për të moshuarit.

Namazi i natës është një moment dlirësie, purifikimi dhe qartësimi për çdo njeri dhe për çdo kohë. Miqtë dhe të dashurit e Allahut e kalojnë një pjesë të natës patjetër në namaz, sepse koha e seherit[1] është burim ibadeti dhe mëshire. Kurani nxit besimtarët për lutje dhe namaz nate. Dhe kush i përgjigjet kësaj thirrjeje, do të ketë falje e amnisti nga Allahu. “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne.” (Es-sexhde, 16.) “Allahu i vrojton robërit e vet, që thonë: ‘Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal mëkatet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit, që janë të duruar, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut, që japin lëmoshë dhe kërkojnë faljen e mëkateve para agimit.” (Al’Imran,16-17.)  

Duke iu dhimbsur Pejgamberi për këmbënguljen dhe lodhjen e Tij gjatë namazit të natës, besimtarët i thanë për t’ia kujtuar: “A nuk je i falur Ti nga Allahu?” Ai dha këtë përgjigje mbresëlënëse për gjithë njerëzimin: “Pse të mos jem një rob që falënderon Allahun?” (Buhari, Tehexhud, 6.)

Pejgamberi (a.s.), akoma pa iu zbuluar shpallja kuranore, kishte dëshirë të qëndronte vetëm dhe të mendonte për Krijuesin. Për këtë qëllim, kishte zgjedhur shpellën Hira. E gjitha kjo ishte një përgatitje për punën dhe përgjegjësinë e madhe që e priste.

Fatkeqësisht, sot jetojmë një jetë të zhurmshme, ku njeriu kthehet i lodhur në shtëpi, ku hipokrizia, syfaqësia, gënjeshtra, dredhia janë shndërruar në profesione. Hallalli, harami pothuajse janë fshirë nga kujtesa. Stresi, brengat, hidhërimet po e mbysin njerëzimin. Përballë këtij realitieti, i vetmi moment qetësimi dhe shpëtimi nga shqetësimet e kësaj bote është namazi i natës. Sa mirë për ata që e shfrytëzojnë si duhet këtë thesar!

173

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Opoja.net 7 November, 2019
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje
Opoja

Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje

16 August, 2022
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Opoja

Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë

15 August, 2022
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
Opoja

Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person

15 August, 2022
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Sport
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
Kosova
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
Kosova
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
Kosova

Ju gjithashtu mund të lexoni

E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
Artikuj

E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare

6 Min. Leximi
Besim, dashuri, dëshmi
Artikuj

Besim, dashuri, dëshmi

10 Min. Leximi
Fëmijët kuptojnë
Artikuj

Fëmijët kuptojnë

7 Min. Leximi
A është puna farz?
Artikuj

A është puna farz?

4 Min. Leximi

Blogu i ditës

Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?