Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në dy ditët e ardhshme do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius, thuhet në njoftim.
Në fund, Instituti ka këshilluar qytetarët që t’iu shmangen kontaktit direkt të rrezeve të diellit.
“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Njoftimi i plotë:
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.