Një person është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar në Prizren.
Policia e Kosovës raporton se për shkaqe të panjohura personi është sulmuar me armë zjarri. Ai është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë te kalibrit te panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Opoja.net/
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.