Kroacia do të përballet me Brazilin në çerekfinalen e Botërorit të Katarit. Në prag të sfidës, trajneri Tite ka folur pas polemikave të shumta të kërcimit në grup, në fitoren 4-1 ndaj Koresë së Jugut.
61-vjeçari u përfshi me lojtarët duke bërë “vallëzimin e pëllumbit” mes të qeshurave të futbollistëve që nuk i kanë kursyer edhe disa shpulla në shpinë dhe në kokë trajnerit të tyre në ato çaste argëtimi.
Tekniku brazilian u shpreh se kërcimet e tyre nuk kanë synim të fyejnë askënd, pasi është thjesht një aspekt kulturor i vendit.
“Ky nuk është ekipi im kombëtar, është kombëtarja e Brazilit dhe unë kam përgjegjësinë të jem trajner. Më vjen keq, por nuk do të komentoj askënd që nuk njeh historinë dhe kulturën e Brazilit, mënyrën tonë të të jetuarit. Është lidhje me një brez të ri. Unë jam 61 vjeç dhe stërvit sportistë 25, 22, 23 vjeç, mund të jenë nipërit e mi. Pra, nëse më duhet të kërcej, do të kërcej. Skena është e lojtarëve, por ne mund të marrim pjesë me ata. Më duhet të stërvitem më shumë, jam ngurtësuar në qafë”, u shpreh Tite. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.