“Tkurret punësimi”: Rreth 30 mijë me pak të punësuar në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në vitin 2023 ka shënuar rënie drastike në Kosovë.

Shprehur në numra, për 28 mijë e 85 vende është ulur numri i të punësuarve në muajin prill të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 388 mijë 531 persona, ndërsa, ky numër në prill të vitit 2023 ka rënë në 360 mijë e 446 qytetarë.

“Në muajin prill, të punësuar me pagë primare janë regjistruar 360 mijë e 446 persona”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së për Statistikat Administrative të Tregut Punës për muajin prill 2023.

Në anën tjetër, në Qeverinë e Kosovës vazhdojnë të deklarojnë se ka rritje të punësimit e rënie të papunësisë, shkruan KP.

Por, as projekti “SuperPuna” që me pompozitet po prezantohet nga Qeveria për rritje të punësimit duket se nuk ka ndikuar në uljen e papunësisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-