Opoja.net

Tmerr në Dragash, vështersohet jeta pa rrymë elektrike

Ishin zgjedhjët e fund ato për të cilat banorët e Komunës së Dragashit, shpresuan për një Dragash Europian. Banorëve të kësaj komune jo që po ju humbin shpresat, por po ju kthehet jeta në vështersi pa energji elektrike.

Drita e qiriut që shumë i këndoi rilindësi i madh shqiptar Naim Frashërit, është i vetmi mjete që po iu shërben banorëve të Komunës së Dragashit.

91
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Gjatë ditës së djeshme, shoqata e afaristeve “Sharri”, ka reaguar ndaj KEDS-i lidhur me furnizimin me energji elektrike.

Edhe banorët shumë herë janë ankuar në KEK, pastaj në KEDS, për mungesën e rrymës elektrike, por deri më tani askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Si po ndodh historia fatkeqe e mbetjes pa energji elektrike të komunës së Dragashit, elektrifikimi i të cilët është bërë në vitin 1958 dhe që ateherë nuk ka pasur riparim.

Edhe natën e mbrëmshme komuna e Dragashit e kalo pa rrymë elektrike, por fatmirësisht temperaturat kanë qënë plus.

Kjo është bërë e ditur nga biznesmeni Burim Piraj, i cili në mëngjesin e ditës së sotme përmes një postimi në Facebook ka ngritur një shqetësim të tillë.

“Dragashi tani më është Evropian.
Edhe natën e mbrëmshme e kaloj pa energji elektrike, po shyqyr Zotit që temperatura ishte plus.
Ka pak dallim se Dragashin Ky dosti dhe Partia e tij e shndërruan në Evropian, po në Evropën e Mesjetës.
Tani më përfundimisht këtu. kushte elementare për jetë nuk ka.
Për shumë pak vite banorët e Dragashit dot të shpërngulen dhe mandej mund ta trashëgojnë këta sepse prapë shoqata e qenve të Sharrit dhe e Pllumaxhinjëve votën ja jep kësaj partie e që këto shoqata tani e bëjnë shumicën në Dragash se ata të tjerët e kanë braktisur moti këtë vend”, ka shkruan Piraj në profilin e tij në facebook.

Gjithashtu gjatë natës së mbrëmshme pas ngritjës së temperaturave, pati era të fuqishme duke djegur një trafë në fshatin Shajne të Dragashit.

Portali “Opoja.net”, ka arritur të sigurojë një video gjatë djegiës së kësaj trafe:

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto