Tollovi në Kuvendin e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dragash – Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Dragash, e cila u mbajtë më 19 shkurt kishte kërkesa edhe jashtë rëndit të ditës. Kompania “Ilva” për shfrytezimin e gurethyësit paraqitën kërkesat ende pa u miratuar rëndi i ditës, e kjo shkaktoi tollovi në Kuvend.

Fillimisht u kërkua që kjo pikë të mos jetë në rënd të ditës, në të cilën, Kompani “Ilva” e cila gjendët tek ura e fshatit Buqe paraqiti kërkesën për shfrytëzimin e gureve në Trokan, ishte edhe një kërkesë nga kompania “Renelual Tahiri”. U shkaktua një tollovi dhe u pa që gjërat nuk jan në rregull. Komitetin për Politikë dhe Financa kishte marrë qëndrimi që kjo pikë të mos futej në këtë mbledhje të KK-së, por ajo u gjend në rend dite.

Në fund ishte voto e antareve të Kuvendit e cila largoi nga rendi i ditës me arsyjetimin se duhet konsultimi me banorët e fshatit Brezne.

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-