Trajnim me grumbulluesit e bimëve mjekësore në Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Gjatë ditës së sotme 30 prill 2017 në fshatin Bresanë tek restaurant “Dilli” është mbajtur trajnim me grumbulluesit e bimëve mjekësore nga treva e Opojës me temën “Grumbullimi dhe trajtimi i bimëve mjekësore dhe frutave malore” ligjërues i këtij trajnimi ka qënë Msc. Reshat Reshiti.

Trajnimi është mbajtur në kuadër të hapjes së pikës grumbulluese të këtyre frutave me qendër në fshatin Kosavë të Dragashit, nga firma “Alko Natura” me pronar Masar Guri.

Objektiva e këtij trajnimi ka qenë, informimi i pjesëmarrësve me llojet e bimëve mjekësore të zonës, dhe   grumbullimin e standardizuar konform ligjeve mjedisore në fuqi.

© Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-