Trajtimi i mirë i prindërve në Islam

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#4d4d4d” background=””]F[/miptheme_dropcap]alënderimi për bekimet dhe favoret e pafundme të takon vetëm Ty o Allah. Falënderimi qoftë mbi Ty, i Cili na urdhëron ne që prindërit tanë ti trajtojmë mirë, t’i vlerësojmë dhe të jemi mirënjohës ndaj tyre. Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Allahu është i vetmi Perëndi i cili në Kur’anin e Shenjtë thotë: “Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet…” (El Ahkaf, 15), dhe dëshmoj se Mësuesi ynë Muhammedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) është shërbëtor dhe i Dërguar i Allahut i cili besoi Shpalljen Hyjnore dhe ndjekjen e rrugës së drejtë. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Mësuesin tonë Muhammedin salAllahu alejhi ues-sel-lem, familjen e tij fisnike, shokët e tij të drejtë dhe të gjithë ata që i ndjekin ata deri në Ditën e Gjykimit.

O shërbëtor të Allahut, Unë e këshilloj veten time dhe të gjithë ju ta adhuroni Allahun e Lartëmadhëruar dhe të Lavdishëm, i Cili thotë: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa, 1)
O Musliman!

Trajtimi i mirë i prindërve është obligim fetar dhe një nga parimet e Islamit. Allahu i Lartësuar përforcon këtë detyrim që të jemi të sjellshëm ndaj prindërve në Kur’anin Fisnik si urdhër, dhe gjithmonë përmendet pas adhurimit të Allahut. “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit…” (En-Nisa, 36). Trajtimi i mirë i prindërve është gjithashtu rruga e të Dërguarve.

Allahu i Madhërishëm dhe i Plotfuqishëm, lavdëroi Profetin Jahja, paqja qoftë mbi të, duke thënë: “Ai ishte besimtar i përkushtuar dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm.” (Merjem, 14). Allahu i lartësuar e përshkruan Isaun, paqja qoftë mbi të, duke thënë: “Që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm! (Merjem, 32).

O besimtarë!

Urdhërat kur’anore si edhe thëniet e Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të, na udhëzojnë në obligimet ndaj prindërve tanë. Në të vërtetë, në Islam ekziston kodi i sjelljes prind – fëmijë që kurrë nuk do të ndryshojë pasi që rregullat janë të përcaktuara me urdhër Hyjnor. Për më tepër, mirënjohja ndaj prindërve paraqet një nga aktet më të rëndësishme të bindjes ndaj Allahut, një akt që të përfitoni dashurinë e Allahut dhe kënaqësinë e Tij në këtë botë dhe në jetën e përtejme. Përmbushja e të drejtave të prindërve sjell prosperitet dhe jetëgjatësi siç ka thënë i Dërguari i Allahut:. “Ai i cili dëshiron jetëgjatësi dhe shëndet, duhet t’i trajtojë prindërit e tij me mirësi dhe me dhembshuri dhe të jetë i mirë për farefisninë dhe akraballëkun e tij.”
O shërbëtorë të Allahut!

Nëse ju trajtoni prindërit tuaj me zemër dhe shpirt, do të shpërbleheni me trajtimin e mirë të fëmijëve tuaj. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Trajtojini mirë prindërit tuaj dhe bijtë tuaj do t’ju trajtojnë mirë.” Jo vetëm ju do të fitoni dashurinë e Allahut, por ajo do të jetë porta e juaj për në qiell gjithashtu.
O shërbëtorë të Allahut!

Prindërit tanë meritojnë mirësinë dhe respektin tonë të madh. Në Islam, obligimet dhe përgjegjësitë ndaj tyre janë trajtuar në hollësinë më të madhe që të përfshijë të gjitha aspektet e jetës. Është detyrë e jona që të sigurojmë dhe të përmbushin nevojat e tyre financiare. Ne duhet të flasim me ta bukur dhe me butësi. Ne duhet të jemi të përulur ndaj tyre, t’iu bindemi atyre, kurrë nuk duhet t’u bërtasim atyre. Islami na mëson që të mos lejojmë prindërit tanë të ndihen të poshtëruar ose të zemëruar bile me një fjalë të vetme të tilla si “uh “.

Krahas Allahut, njeriu detyrohet me obligime të mëdha ndaj prindërve të tij. Ne duhet t’u tregojmë atyre mirësinë, respektin dhe përuljen. Allahu në Shpalljen e Tij Hyjnore thotë: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (El Isra, 23-24).
O Musliman!

Nëse ju konsideroni se ju nuk e keni kryer borxhin tuaj ndaj prindërve tuaj, ju lutem bëjeni këtë pa prolongim. Shprehni falënderimet dhe vlerësimet tuaja për atë që kanë duruar dhe sakrificat që kanë bërë për mirëqenien tuaj. I Lartësuar është Allahu, Ai thotë: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet…” (Lukman, 14). Edhe në qoftë se ju jeni një fëmijë i mirë, trajtoni prindërit tuaj bile edhe më mirë. Nëse ju mendoni që nuk jeni shpaguar mjaftueshëm, tani është koha për ta treguar mirënjohjen tuaj ndaj tyre.

O besimtarë!

Mos harroni prindërit tuaj me mirënjohje kur ata të ndërrojnë jetë. Luteni Allahun për faljen e tyre. Mbani marrëdhëniet me të afërmit e tyre, përmbushni vullnetet e tyre dhe gjithmonë kujtoni veprat e tyre të mira. O muslimanë, mos harroni të bëni bamirësi nga të cilat prindërit tuaj të vdekur mund të përfitojnë siç është ndërtimi i xhamive, sigurimi i burimeve ujore, vakëfet dhe bamirësitë e përjetshme (sadakatul xharije). Një njeri e pyeti Profetin (a.s.) “Çfarë jam i obliguar për prindërit e mi pas vdekjes së tyre? Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Ekzistojnë katër gjëra: kujtimi i tyre me mirënjohje dhe lutja Allahut për faljen e tyre, përmbushja e vullnetit të tyre, mirëmbajtja e marrëdhënieve me të afërmit dhe akrabatë dhe trajtimin e tyre të mirë.”

I lutemi Allahut që të na mundësojë trajtim të mirë ndaj baballarëve dhe nënave tona, edhe të na tregoj dashurinë dhe kënaqësinë e tyre. Allahu na e lehtësoftë bindjen ndaj Tij dhe ndaj atyre (muslimanëve), të cilët Ai na ka urdhëruar t’iu bindemi: “O besimtarë! Binduni Allahut, binduni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja…” (En Nisa, 59).
O Allah, na bë nga njerëzit e Kur’anit!

Na bë prej atyre që lexojnë fjalët e Tua dhe zbatojmë rregullat kur’anore. O Allah, na mundëso të ndjekim rrugën e Profetit salAllahu alejhi ues-sel-lem, më fisnikun e njerëzimit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-