- Një nga mirësitë më të mëdha të besimtarëve është
ajo që Allahu i Madhërishëm na njofton në suren Mu’min (Gafir): Melekët që mbajnë
arshin dhe ata që janë rreth tij, e lavdërojnë Allahun dhe luten që besimtarëve
tu falen mëkatet. “Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e
tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i
falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë
Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën
Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!”
- Njeriut do t’i mjaftonte vetëm një ajet i sures
Mu’min të përpiqet të arrij shkallën e Ihsanit. Fjala është për ajetin e 19 të
kësaj sureje: “Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e
fshehin në zemra.” Kur të vendosim ta gjykojmë dikë publikisht dhe të
zbulojmë të metat e tij, duhet të kujtojmë këta ajet dhe të kuptojmë se si Zoti
mund të zbuloj të metat dhe sekretet
tona para tjerëve.
- Adhurimi më i lehtë dhe më i thjeshtë është meditimi me admirim për Allahun. Krijimi i qiejve dhe Tokës sigurisht është më e madhe se krijimi i qenies njerëzore – na shpjegon Krijuesi. Njëra nga thirrjet më të shpeshta që Allahu ua bën njerëzve është që të shikojnë natyrën dhe të meditojnë për Atë. Mjafton të shëtisësh në natyrë dhe duke qetësuar shikimin të bësh një adhurim të këtillë.
Preporod.com
Përktheu:
A. D. Islampress
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.