Tre mësime nga xhuzi 26 dhe 27

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj
  • Allahu xh.sh. e udhëzon njeriun që përveç bamirësisë
    ndaj prindërve të bëj edhe lutje për ata,  të cilët gjithë jetën janë bamirës ndaj fëmijëve
    të vet dhe me zemrat e tyre bëjnë dua për to,  para marrë parasysh sa vjet kanë.
  • Verifikimi i lajmeve është obligim i besimtarëve.
    Në kohën e sodit shpesh na ndodh që disa qëndrime të meren në bazë të
    informacioneve gjysmake ose dezinformatave. “O ju që keni besuar, nëse
    ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të
    mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për
    atë që keni bërë.” (Huxhurat 6)
  • Menjëherë pas këtij ajeti , vjen ajeti për
    dyshimet të cilat bazë kanë pikërisht paragjykimet dhe informatat pa konfirmuara,
    ndërsa të gjitha këto çojnë drejt kanibalizmit shpirtërorë. “O ju që keni
    besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe
    mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni
    njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të
    vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e
    All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (huxhurat 12)

Tre mësime nga
xhuzi i 27

  • Kurani e mëson njeriun se besimtari shikon me anë të
    zemrës. Njëri nga ajetet që na tregon këtë është përshkrimi i asaj që Muhamedi
    a.s. pa në Miraxh: “Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy). (Nexhm 11). Ajetet
    e Zotit qoftë ato kuranore qoftë ajetet (shenjat) në natyrë  besimtari  i sheh me anë të zemrës jo vetëm me anë të
    syve. Allahu na përkujton ti shohim këto ajete dhe në to të shohim Plotfuqinë e
    Tij.
  • Edhe pse çdo ajet kuranor është urtësi,  ka ajete që janë shumë të shkurtra, por shumë
    domethënëse në kuptim të urtësisë që i njeriut i duhen për lehtësimin e jetës në
    këtë botë. Njëri nga këto ajete është nga sureja Nexhm: “Nuk mund njeriu të
    ketë gjithçka që dëshiron?
  • Ajetet e sures Rahaman nuk duhet të lënë askënd indiferent, sepse nuk lan indiferent edhe melekët të cilëve ua lexoi Muhamedi a.s.  Nëse do të ndjekim klasifikimin e mirësive që i  jepen  njeriut do të shohim se Allahu së pari përmend mirësinë e njohjes së Kuranit pastaj krijimin. Mirësia e besimit është para çdo mirësie tjetër për të cilën njeriu duhet të jetë falënderues. “ Rrahmani – (Mëshiruesi – Zoti ynë),  Ai ia mësoi Kur’anin. 3 E krijoi njeriun.  Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). (Rahman, (Rahman 1-4)

Preporod.com

Perktheu: A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-