- Edhe pse Jusufi a.s. ishte i sprovuar me situata të
ndryshme, ajo çka është specifike për atë është se ai u sprovua me diçka që ne
në përgjithësi nuk e konsiderojmë sprovë. Respektivisht, bukuria e tij si
njeriu më i bukur ishte një sprovë e llojit të vetë. Ajo që na është dhënë në
krahasim me tjerët siç është: bukuria, pasuria, prejardhja… mund të jetë një
sprovë për njeriun. Ndonjëherë pozita e njeriut në shoqëri shihet pikërisht nga këto dhurata që i janë dhënë
atij.
- Nuk ekziston familja ideale. Është krejt normale
dhe e natyrshme që familjet besimtare të mos jenë ideale. Kurani na flet për
problemet në familjen e Nuhut, Ademit, Lutit a.s., ndërsa në suren Jusuf flitet
për familjen e Jakubit a.s. në të cilën u fut xhelozia mes vëllezërve. Pas
gabimit të bërë djemtë e lusin babain e tyre Jakubin a.s. që të lutet për ta që
t’u falet mëkati i bërë.
- Ai i cili bëri dua për pasardhësit e tij është
Ibrahimi a.s sipas të cilit është emërtuar edhe sureja e xhuzit 13. Lutjet e
tij çdo ditë i lexojmë (Ibrahim 40-41) Kur është fjala për pasardhësit gjëja e
parë që kërkoi Ibrahimi a.s. ishte namazi! O Zoti im! Më bën mua nga ata që
falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti
ynë!
Preporod.com
Përktheu: Arsim
Dauti
(Islampress)
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.