Këto mesazhe më së
lehti mund të kuptohen duke lexuar përkthimin dhe interpretimin e xhuzit të parë
të Kuranit Fisnik.
Urtësia më e
madhe të jesh mirënjohës
Ajeti i parë i
sures dhe xhuzit të parë me të cilën shprehim mirënjohjen tonë ndaj Allahut të
Madhërishëm është fjalia më e shpeshtë kuranore e cila krahas shqiptimit të përhershëm në
namazet tona edhe lutjet tona fillojnë me këtë fjalë falënderimi. Se mirënjohja
është urtësi e jetës e gjejmë në suren Nisa dhe
në përshkrimin e Lukmanit, njeriut që është sinonim i urtësisë: Ne i
patëm dhënë Lukmanit urtësi të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e
kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe
ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e
tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.(Lukman 12).
Mbroje titullin tënd
më të rëndësishëm
Në këtë botë njerëzit
gjithmonë mundohen të arrijnë tituj të ndryshëm. Megjithatë, titulli më i rëndësishëm
që çdo njeri e posedon, pa marrë parasysh çfarë statusi ka në shoqërinë e tij, është
titulli i halifes – mëkëmbësit të Zotit në Tokë, titull ky i cili pasqyrohet me kryerjen e obligimeve të
Zotit dhe ruajtjen nga ndalesat.
Si mëkëmbës lutu
për pasardhësit e tu
Në fund të xhuzit
(pjesë së parë të Kuranit) përmendet Ibrahimi a.s i cili e plotësoi rolin e tij
si halife, duke i përmbushur kërkesat e Zotit por edhe u lut për pasardhësit e
tij që të jenë imam, udhëheqës në këtë botë. Lutja iu pranua çka na shfaqet në
fund të xhuzit. Në vazhdim përmenden edhe pejgamberet tjerë që erdhën pas tij. Përndryshe
njëra nga lutjet më të shpeshta që e lexojmë çdo ditë është lutja e Ibrahimit
a.s.: “Rabbi xhealni mukimessalati ve min dhurijjeti…
Miku i Zotit duke u lutur për veten gjithmonë lutej edhe për pasardhësit e tij që të jenë në Rrugën e Drejtë.
Burimi: preporod.com
Përktheu Arsim Dauti
islampress
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.