Tre të arrestuar në Komunën e Dragashit për mosrespektim të dispozitave shëndetësorë gjatë pandemisë

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Në orët e vona të së martën, në Dragash janë arrestuar tre persona të dyshuar për mosrespektim të dispozitave shëndetësore në kohë të pandemisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se të arrestuarit për moszbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për mbrojtje nga Covid-19, janë nga fshatrat Breznë, Bresanë dhe Krushevë të Komunës së Dragashit.

I njëjti bëri të ditur se, me urdhër të prokurorit, të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-