Opoja.net

Trupi i policit Armend Trena dërgohet për obduksion (Video)

Dy policët e zhdukur që nga data 29 prill, Armend Trena dhe Malësor Dashi, kanë humbur jetën si rezultat i aksidentit të veturës në të cilën ndodheshin, ndërkohë që nesër pritet të bëhet autopsia edhe e trupit të pajetë të policit Trena, të gjetur sot në lumin Lepenc.

Sot rreth orës 17.00 është gjetur trupi i pajetë i policit Armend Trena ana e njësisë për kërkim-shpëtim, jo shumë larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, ku humbi jetën edhe polici tjetër Malësor Dashi, trupi i të cilit ishte gjetur ditë më herët.

128
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar pas gjetjes së trupit të pajetë edhe të policit të dytë të zhdukur, Armend Trena, se vetura e policëve pas ekspertizës së bërë ka dalë të ketë qenë në gjendje të rregullt.

“Deri tek aksident sipas provave që kemi siguruar deri tani dyshohet se është aksident trafiku. Kjo bazohet në edhe sipas ekspertizës së komunikacionit, e cila ka rezultuar se vetura zyrtare ka qenë në gjendje të rregullt, pasi fillimisht janë hedhur dyshime se vetura ishte në gjendje jo të rregullt. Kështu që aksidenti i shkaktuar në ditën kritike për momentin nuk dihej se si ka ardhur deri tek shmangia nga rruga dhe hedhja e veturës në lumin Lepenc”, tha ai.

Arsim Gërxhaliu, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka bërë të ditur se nesër pritet të bëhet autopsia e policitë të dytë të gjetur sot Armend Trena, ndërsa tha se gjetja e dy policëve në gjendje të mirë që nga zhdukja e tyre më 29 prill është si rezultat i temperaturave të ulëta të ujit në lumin Lepenc.

“Nesër pritet të bëhet autopsia e të ndjerit Armendit dhe pasdite do të jetë i gatshëm për ceremoninë e funeralit… Nuk ka lëndime karakteristike që mund të them… Janë në gjendje të mirë, pasi temperatura e ujit është shumë e ulët”, tha ai./Telegrafi/

Pritje deri në tre orë në Merdare/ Gjendja në pikat tjera kufitare

Opoja.net

​Veturat e reja do të kenë kufizues të shpejtësisë

Opoja.net

Biden: Pata një “takim shumë të mirë” me presidentin Erdoğan

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto