Opoja.net

Trusti del edhe me një sqarim pas shqetësimeve të qytetarëve

Trusti del edhe me një sqarim pas shqetësimeve të qytetarëve

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar kontrubuuesit në lidhje me shqetësimet rreth bilancit pas zbritjes së shumës që ju janë bërë në llogari.

Me anë të një postimi, Trusti ka njoftuar se qytetarët duhet ta prezin ekzekutimin e pagesës në banka që ta kontrollojnë gjendjen e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë.

“Për momentin është duke u bërë regjistrimi kontabël në sistemin e menaxhimit të llogarive, edhe informacioni i 10%-shit paraqitet në dy fusha: 1) vetëm si kontribute dhe 2) bashkë me kthim nga investimet. Në bilancin përfundimtar të gjendjes mund ta vëreni më së lehti dallimin”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërsa, bëjnë të ditur që qytetarët të presin deri më 23 dhjetor për t’i kontrolluar të gjitha pagesat e aplikimeve prej 11 deri 17 dhjetor 2020.

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4 mijë e 680 vaksina Pfizer

Opoja.net

Mbi 100 mijë kosovarë punojnë pa kontrata, këto janë vendet e punës që “u shuan” në pandemi

Opoja.net

Gjendet kuleta me të holla në Prizren, kërkohet pronari i saj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net