Tuneli trekendësh nëntokësorë Kuklibeg, Brodosanë, Buzez i Mehmet Kukli Begut

Opoja.net Opoja.net Opoja

– Mehmet Kukli Begu konsiderohet njeriu kryesor i cili i udhezoj Opojaret drejtë rrugës së Islamit në kohën e konvertimit fetarë të Shqipëtarve.
– Baba Kukli, siq njihët nga vendasit, ishte një njëri i ditur i kohës por edhe i pasur. Thuhët se kishte pasuri nën administrim prej Shkodrës e deri në Nish.
– Se përse vendosi të jetoj në Opojë gjegjësisht ne fshatin Kuklibeg ka disa teori. E ajo më e pranueshmja është se Sulltani e dergoi ne rethinen e Prizrenit si administratorë, e ai u vendos në Opojë përshkak të klimës së përshtatshme për asmatikët, pasi që thuhet se ai vuante nga Astma.
– Në vendin ku ka jetuar deri në vdekje Mehmet Kukli Begu, ku fshati gjithashtu e mori emrin e tij Kuklibeg, e pallati ku ka jetuar mendohet të ketë qënë mu te Saraji i Kuklibegut. Përshkak se nga vendbanimi gjer te xhamia, i janë dashur të kaloj një rrugë bukur të gjatë, e ajo rrugë kur të përshkruhët pesë herë në ditë nga një njeri me pushtet, përpos që ishte e lodhshme ishte edhe me rrezik. Andaj për shkaqe sigurie Mehmet Kukli Begu, urdhëroj vartësit e tijë që të hapët tuneli nëntokësorë nga Saraji i Kuklibegut deri tek Xhamia e Kuklibegut që sot i takon teritorit të fshatit Brodosanë.
– Kjo teori është gojdhana e bartur brezë pas brezi ndër popullatën e asaj ane, por egziston edhe teoria tjetër që thuhët se, tuneli i Mehmet Kukli Begut e ka formën trekendore, që e përfshinë rrugën nga Saraji i Kuklibegut në fshati Kuklibeg drejtë Xhamisë së Kuklibegut në Brodosanë pastaj mendohët se vazhdon drejtë namazgjahut ku poashtu namazgjahu është një vend falje ku Mehmet Kuklibegu e vizitonte shpesh, namazgjahu gjendet ne mes të varrezave të fshatit Buzez si rrenoj. Edhe gjithashtu mendohët se brinja tjetër e trekendëshit vazhdon nga Namazgjahu drejtë Sarait të fshatit Kuklibeg. Edhe pse këto ende mbesin në kuadër të gojëdhenave.

Përshkrimi i tunelit nëntokësorë

– Tunelet e ngjajshme të asaj kohe ishin jo më të larta se 200cm dhe të gjëra 150 cm, murët anësore kishin shtylla të shpeshta druri (çdo 1metër), ndërsa tavani ishte pothuaj i mbuluar terësisht me trerër druri.
– Ndriqimi bëhej përmes fenerëve të shpesht, ku qendrimi dhezur i fenereve tregonte njëkohësisht edhe për ajrosjen e mirë të tunelit. Hapsirat ajrosëse ishin të shpeshta përmrs kanaleve të ndërtuar me gurë rrasorë por të vendosura me kujdes për të mos e futur ujin brenda.
– Pasi qe tuneli mendohët sa ka pas tendenc thellimi nuk ka qënë i rrezikuar nga mbushja me uje përshkak se ka rrjedhur lirshëm uji në drejtim të Bresanës (Lumit) dhe në drejtim të Buzezit (lumi i Kukit).
– Edhe pse shpesh kjo temë nxën vend në bisedat e vendasve, në mënyrë institucionale asnjëherë nuk është marrë askush, jo që nuk është kujdesur askush për tunelin e Kuklibegut, por edhe me trashegimit tjera kulturore te trevës së Opojës asnjëher institucionet përkatëse nuk janë marr me to./Opoja.Net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-