Cesc Fabregas e ka komentuar fitoren 3-0 të Italisë ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.
Azzurët e përfunduan pjesën e parë ndaj turqve pa gola, mirëpo në të dytën arritën t’i mposhtnin me rezultat bindës.
Fabregas e ka përshkruar këtë takim si të pushtuar nga Italia dhe sipas tij Turqia nuk arriti të mbante as dhjetë sekonda topin në këmbët e tyre.
“Jam shumë i impresionuar, Italia bëri atë që duhej edhe në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Fabregas.
“Ata vazhdonin e vazhdonin që të luanin shpejt, të lëviznin shpejt, të bënin vrapime të thella. Turqia nuk mund të mbante topin”.
“Nuk e kishte në zotërim as për dhjetë sekonda se Itali “të hante të gjallë”.
“Vrapimet e vogla që bëri Imobile ishin fantastike, Jorginho dhe Barella ishin të shkëlqyeshëm gjithashtu. Fitore e merituar”, ka shtuar më tej mesfushori spanjoll në një analizë për BBC Sport.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.