Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: U PENSIONUA PROF. DR. MISIN MISINI – NJËRI NGA INXHINIERËT E PARË OPOJANË
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Opoja

U PENSIONUA PROF. DR. MISIN MISINI – NJËRI NGA INXHINIERËT E PARË OPOJANË

Opoja.net
Opoja.net 17:59 | 5.07.2022
Ndaje
U PENSIONUA PROF. DR. MISIN MISINI – NJËRI NGA INXHINIERËT E PARË OPOJANË
Ndaje

Punën e tij të frytshme dhe me vlerë e respekton e gjithë komuniteti akademik, e respektojnë kolegët e tij, studentët e tij dhe i gjithë brezi i ri i inxhinierëve. Me rastin e pensionimit, shumë kolegë, studentë dhe familjarë organizuan takime me profesor Misinin me ç’rast e përgëzuan atë për të arriturat akademike dhe i dëshiruan shëndet e fat në vitet në vazhdim.

Shkruan: Demir Reshiti

Të hënën më 4 korrik 2022 i mbushi 65 vjet dhe u pensionua doktori i parë i shkencave teknike nga Opoja, profesori universitar, dr. Misin Misini. Doktor Misini ishte Prodekan i fakultetit të ndërtimtarisë në dy mandate; anëtar i Kuvendit të Universitetit të Prishtinës, anëtar i senatit të Universitetit të Prishtinës; Redaktor Përgjegjës në Këshillin Botues të Universitetit të Prishtinës, etj. Ndonëse dr. Misini po e përmbyll një kaptinë të karrierës së tij prej rreth katër dekadash si profesor universitar, shpresojmë që edhe pas pensionimit të vazhdoj të japë kontributin e tij në profesion.

Punën e tij të frytshme dhe me vlerë e respekton e gjithë komuniteti akademik, e respektojnë kolegët e tij, studentët e tij dhe i gjithë brezi i ri i inxhinierëve. Me rastin e pensionimit, shumë kolegë, studentë dhe familjarë organizuan takime me profesor Misinin me ç’rast e përgëzuan atë për të arriturat akademike dhe i dëshiruan shëndet e fat në vitet në vazhdim.

“Irredentisti” që u bë profesor i respektuar i fakultetit teknik

Prof. dr. Misin Misini është i lindur më 4 korrik 1957 në fshatin Brrut të Opojës. Është fëmija i tretë nga pesë fëmijët i prindërve Tefik e Barije Misini.  Prindërit e tij, e rriten e edukuan me përkushtim me dëshirën që biri i tyre të bëhet inxhinier i ndërtimtarisë, profesion ky që Misinin e kishte joshur që në rininë e tij.

Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje ndërsa gjimnazin në Sharr. Ishte njëri nga nxënësit më të zgjuar në gjimnaz dhe profesorët e sugjeruan të vazhdonte studimet në shkencat teknike. Zaten kjo ishte dëshirë edhe e vetë Misinit i cili pas përfundimit të gjimnazit, në vitin 1977 e regjistroi fakultetin e ndërtimtarisë në universitetin e Prishtinë të cilin me sukses të shkëlqyer e përfundoi në afat rekord në vitin 1982 duke u bërë njëri nga opojanët e parë me diplomë të inxhinierit të ndërtimtarisë.
Dëshira për të kontribuuar për vendlindjen e tij, e shtyu Misinin që të kërkojë punë në Ndërmarrjen e atëhershme ndërtimore “5 Tetori” e cila ishte ndërmarrje e vetme ndërtimore në komunën e Sharrit dhe natyrisht kishte nevojë për inxhinierë të kualifikuar. Mirëpo, Misini ishte i pa përshtatshëm për drejtuesit e atëhershëm të kësaj ndërmarrjeje nga se kishte marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981 në të cilat rinia studentore por edhe klasa punëtore kërkonin Kosovën Republikë…

Refuzimi për ta pranuar në punë inxhinierin e sapodiplomuar dhe entuziast, Misin Misini, e shtyu atë që të kërkojë punë gjetiu. Dyert pa hezitim ia hapi një kompani projektimi nga Podujeva ku punoi një kohë të shkurtër e më pas pranohet si asistent në fakultetin e ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës.
“Irredentistë të tillë na nevojiten neve” i kishin thënë Misinit në fakultet!

Në vitin 1986, Misini i regjistron studimet postdiplomike në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit shtetëror të Zagrebit (Kroaci), ku merr titullin shkencor Magjistër i Ndërtimtarisë – Mr. Sc.

Studimet e doktoratës Misini i vazhdoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004 ndërsa gradën shkencore Doktor i shkencave teknike e mori në vitin 2008.

Nga viti 2009 ka punuar si ligjërues i lëndëve: Mekanika, Strukturat Hapësinore, Teoria e Plasticitetit, dhe Inxhinieria e Tërmeteve, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2013 avancohet në gradën Profesor Asistent dhe ligjëron në lëndët: Mekanika, Rezistenca e Materialeve, Teoria e Strukturave, Teoria e Plasticitetit, Inxhinieria e Tërmeteve. Po në këtë vit dr. Misini avancohet në gradën Profesor i Asocuar dhe ligjëron në lëndët: Teoria e Strukturave, Teoria e Plasticitetit, Metoda e Elementeve të Fundëm, Inxhinieria e Tërmeteve, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

Dy vite më vonë dr. Misini angazhohet edhe në Universitetin shtetëror të Tetovës ku ligjëron lëndët Mekanika dhe Rezistenca e Materialeve.

Profesor Misini është autor i një numri të madh të punimeve shkencore të cilat i ka botuar në revista të njohura shkencore, kombëtare e ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare me kumtesa të cilat janë vlerësuar lartë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në këto konferenca.
Ishte recensent, anëtar i komisionit recensues dhe mentor i punimeve të nivelit bachelor e master të rreth 200 kandidatëve.

Dr Misini ka kryer një mori trajnimesh, seminaresh e kualifikimesh në institucione shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Profesor dhe humanist – shembull për brezat e ardhshëm

Puna e tij e frytshme në katedrat universitare dhe jashtë tyre ishte, është dhe do të jetë shembull dhe inspirim për brezat e ardhshëm.

Doktor Misini është dalluar edhe në çështje organizative të Universitetit. Vlen të përmendet angazhimi i tij në kohën kur regjimi serb i kishte mbyllur katedrat universitare për studentet e profesorët shqiptarë. Në këtë periudhë të organizimit të mësimit paralel, dr. Misini ishte Anëtar i Kuvendit të Universitetit (89/91-91/93).

Ishte njëri nga themeluesit dhe kryetari i parë i Shoqatës së Intelektualëve opojanë, shoqatë kjo e themeluar në vitin 1990.

Ka qenë gjithashtu Prodekan i fakultetit të ndërtimtarisë në dy mandate : 1995-1998 dhe 2001-2004; Shef i  katedrës Teoria e konstruksioneve -2005/2009, 2018/2019; Udhëheqës i departamentit të Konstruksioneve, 2018/2021; Anëtar i senatit të Universitetit të Prishtinës; Redaktor Përgjegjës në Këshillin Botues të Universitetit të Prishtinës, etj.

 

Dr. Misini njihet edhe si humanist. Ai pa bujë të madhe ka ndihmuar shumë familje skamnore gjithandej Kosovës. Këto virtyte të dr. Misinit na bëjnë që të ndihemi krenarë edhe neve si bashkëvendës të tij.

Shfrytëzoj rastin që në emër të Komunitetit të opojanëve të Prishtinës, t’i uroj doktor Misinit jetë e shëndet me dëshirën që të bëhet 128!

130

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Opoja.net 17:59 | 5.07.2022
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

10:25 | 10.08.2022
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

23:26 | 4.08.2022
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

21:32 | 2.08.2022
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Talentet
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Kosova
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Ekonomi
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Sport

Ju gjithashtu mund të lexoni

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

1 Min. Leximi
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

1 Min. Leximi
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

1 Min. Leximi
Aksident në Trokan të Dragashit (Video)
Opoja

Aksident në Trokan të Dragashit (Video)

1 Min. Leximi

Blogu i ditës

Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?