U premtua se do të ndërtohet për 30 muaj Autostrada për Gjilan, por ende larg realizimit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kanë kaluar mbi katër vjet nga fillimi i punimeve të Autoudhës për Gjilan nga fshati Banullë i Lipjanit, deri tek kufiri Dheu i Bardhë dhe ende nuk dihet kur do të përfundojnë punimet edhe pse ishte premtuar se do të kryhet për 30 muaj.

Punimet kishin nisur me 15 prill të vitit 2018, derisa 22 kilometrat e parë nga Banulla deri në Bresalc ende nuk kanë përfunduar. Derisa Autoudha pritet të vazhdoi drejt Gjilanit e pikë kalimit Dheu i Bardh me një gjatësi prej 40 kilometrash.

Derisa deputetja e LDK-së nga Gjilani Valentina Rexhepi ka shprehur shqetësimin e saj me mos përfundimin e Autoudhës për Gjilan, duke pyetur ministrin e Infrastruktrës se kur do të kryhet Autostrada.

Nga ana tjetër ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se është e vështirë të dihet me datë se kur do të përfundoi Autostrada për Gjilan.

“Nuk mund të japi përgjigje sepse puna e saj do të autoditohet në hollësi, sepse në secilën metër dalin probleme të reja që kanë origjinën që nga fillimi i projektit dhe shpronësimet të cilat duhet të auditohen. Jemi duke punuar intensivisht ku ka harmonizim të autostradës me projektin të punohet”, tha Aliu.

Ministri i Infrastrukturës më tej tha se një shkaktar tjetër i vonesave janë edhe rritja e çmimeve.

“Autostradën e pret auditim i plotë, ku kanë dalë probleme të mëdha. Datë për përfundimin e saj do të kemi pas auditimit të projektit dhe punimet e kryera sipas specifikave në raportin e mbikëqyrësit”, tha Ministri Aliu.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-