Udhët dhe udhëtarët

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Gjëja më kryesore është “Siratu’l-Mustekim”, që do të thotë “Rruga
e Drejtë”. Allahu Teala e ka mësuar njeriun që ta kërkojë këtë. “Rruga”
është njëra prej koncepteve kryesore të urtësisë islame. Të gjithë shprehin
ecjen dhe vendosin rrugën kryesore, në mënyrë që kjo ecje të kryhet
sipas fesë së drejtë.

Nën dritën e kësaj urtësie është thënë: “Rrugë është ajo që të shpie
në vendin e duhur.” Gjithashtu është edhe fjala meshreb që do të thotë
burim në të cilin pihet ujë. Edhe ai patjetër duhet të jetë i kulluar dhe
i pastër. Së fundi njeriu fillon të ecë që pasi të lindë. Ndërsa stacioni i
fundit sigurisht që është dera e përhershmërisë. Sipas Islamit sprova e
njeriut në këtë botë mblidhet në pikën se si e ka kryer këtë ecje dhe se
çfarë ka në defterin e llogarisë.

Njeriu këtë ecje nuk mund ta kryejë i vetëm. Apo të qenët i vetëm
është gjendje e veçantë. Njeriu jeton në mënyrë sociale dhe si rrjedhojë
edhe udhëtimi drejt përhershmërisë do të ndodhë sipas marrëdhënieve
që ka formuar me të tjerët. Ai do të fillojë nga familja në të cilën ka
lindur pa pasur mundësinë për të zgjedhur që të lindte në një shoqëri
myslimane. Të gjitha marrëdhëniet tregtare, politike, kulturore dhe fetare
do të ndikojnë në natyrën e këtij udhëtimi. Asnjë fushë nuk është boshe.
Bëhet fjalë për një fushë që quhet inziva (të jetuarit i vetëm duke iu
përkushtuar adhurimit dhe duke u larguar nga mëkatet), por kjo është
gjendje e veçantë në shoqërinë myslimane.

Duhet ta themi edhe këtë se, të jesh shoqëri do të thotë që institucionet, organizatat, strukturat apo instancat e tjera çfarëdo që të quhen,
të bashkohen në mënyrë të hapur apo të fshehtë. Për shembull, organizatës në përgjithësi i është dhënë një kuptim negativ në disa shoqëri
pikërisht si në shoqërinë tonë ngaqë përmendet në lidhje me krimin.
Fjala “organizatë” në vetvete nuk shpreh ndonjë strukturim të keq, por
ajo është e mirë apo e keqe sipas cilësimit që i bën shoqëria në të cilën
formohet.

Në të njëjtën mënyrë, edhe pse ndjejmë afrimitet me fjalët “xhemat”
dhe “tarikat” nga aspekti kulturor, ato nuk janë të mira kur përdoren
vetëm. Edhe këto struktura janë të mira apo të këqija sipas qëllimeve të
tyre, sipas metodave që kanë për t’i arritur ato qëllime dhe sipas normave
që kanë vendosur përgjatë udhëtimit për të cilin po flasim.
Le ta themi edhe këtë: Edhe konceptet “i/e mirë” dhe “i/e keqe” që i
vendosim ne sipas nevojës sonë, janë të tilla nëse i vendosim në bazë të
rregullave të Islamit. Përndryshe çdo strukturë formon të mirën dhe të
keqen e saj dhe përparon. Gjithashtu mund të arrijë edhe një influencë
të caktuar. /OpojaNet/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-