Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon
(nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre
personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe
të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës. (El-Ahzab, 36)
Ditën e shtatë të muajit Sheval të vitit të tretë hixhrij, ushtria që udhëhiqej nga Muahmedi a.s. edhe pse katër herë më e vogël se e mushrikëve mekas me trimëri të pa parë u bënte ballë të gjitha sulmeve të tyre në Uhud.
Shigjetarët muslimanë, duke parë se armiku filloi të tërhiqet nga beteja,
lëshuan pozicionet e tyre dhe u drejtuan drejt plaçkës së luftës. Edhe pse
Muhamedi a.s. i kishte urdhëruar që assesi të mos lëshojnë pozicionet e tyre duke
u thënë: “Mos lëvizni qoftë edhe nëse shihni zogjtë duke ngrënë mishin e
kokave tona”. Duke parë plaçkën, shigjetarët nuk e dëgjuan edhe komandantin e
tyre dhe vrapuan duke lënë pozicionet e tyre. Këtu fillon konfuzioni mes
ushtrisë muslimane dhe humbja e luftës. Muhamedi a.s. u plagos në këtë betejë,
ndërsa mes shehidëve të kësaj luftë ishte edhe trupi i xhaxhait të Pejgamberit
a.s. Hz hamzës r.a.
Vakidi
regjistron një rast shumë prekës që ndodhi në momentet më të vështira të betejës
në Uhud. Atë ditë doli lajmi se Muhamedi a.s. është vrarë! Filluan pikëllimet
dhe vaji. Të gjithë ishin në rrugë duke pyetur për ngjarjet në fushën e betejës.
Sumejra, një grua nga ensarët mori lajmin për vdekjen e dy djemve, babait,
burrit dhe vëllaut, por kjo si bëni përshtypje, por shqetësohej për gjendjen e
të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Kur i pa sahabët duke u kthyer nga beteja i
pyeti: Si është i Dërguari i Allahut? Falënderimet i qofshin Zotit mirë është! Është
gjallë i thanë.” Zemra ime nuk do të qetësohet derisa ta shoh me sytë e
mi, më dërgoni tek ai!
Kur e pa të dërguarin e Allahut i tha: “Ju jeni më i rëndësishëm
se babai dhe nëna ime, o i Dërguari i Allahut! Kur ti je mirë, unë nuk
brengosem për asgjë tjetër!
Në kalendarin musliman Uhudi është përkujtuesi i paharrueshëm
i cili na thotë haptas se nuk mund të jetoni nga sukseset e kaluara, nga lavdia
dhe madhështia e Bedrit. Nëse do të injoroni paralajmërimet e Pejgamberit dhe
nuk do të dëgjoni udhëheqësit e drejtë, do të hapni rrugën e cila shpie në grindje, trazira dhe pasiguri në mesin e muslimanëve. Mosbindja
ndaj të Dërguarit është rruga drejt dobësisë së muslimanëve dhe mundësisë që të
bëhen pre e lehtë e armiqve të tyre. Uhudi është sinonim i naivitetit,
pakujdesisë, neglizhencës në momentet më thelbësore në betejën për mbijetesë.
Uhud na e tregon rrezikun e lakmisë dhe
vrapimit pas plaçkës para se beteja të përundoj.
Muslimanët janë të obliguar që gjithmonë të mësojnë nga Uhudi. Secila gjeneratë e muslimanëve ftohet të shoh humbjen e Uhudit dhe të shoh dobësitë që kanë para armiqve të dukshëm dhe të padukshëm. Uhudi është nga leksionet më të rëndësishme dhe më të dhimbshme që muslimanët po përjetojnë gjithmonë kur e largojnë nga mbamendja e tyre.
Preporod.com
Përktheu: Arsim Dauti
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.