Unë jam dërguar për të plotësuar moralin e bukur!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Pejgamberi salAllahu alejhi ue sel-lem është njeriu i vetëm përgjatë historisë njerëzore jeta e të cilit është regjistruar në detaje, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Ndërsa nga zinxhiri i Pejgamberëve që qenë udhëheqësit e njerëzisë drejtë së vërtetës dhe mirësisë.

Ndërsa, nga analet e historisë mësojmë që çdo fjalë apo vepër e Pejgamberit salAllahu alejhi ue sel-lem është e regjistruar, nga veprimet më të thjeshta deri tek ato më komplekse, duke gjurmuar nga çasti në çast në formën e një mbishkrimi nderi për historinë njerëzore. Për më tepër, me falënderim të veçantë Allahut të Madhëruar, ata qenë të privilegjuar me regjistrimin i cili do të zgjasë deri në Ditën e Kijametit.

Oqeani i Virtyteve

Karakteri shembullor, sjellja dhe morali i të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem, Krenaria e Universit dhe udhëheqësi i Profetëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i ngjanë një oqeani të pafund, ndërsa ai i Profetëve të tjerë i ngjason derdhjes së lumenjve në atë oqean. Ai i zotëronte të gjitha cilësitë dhe virtytet dalluese, të njohura dhe të panjohura, të të gjithë 124,000 Profetëve që erdhën para tij dhe përfaqësojnë mishërimin e karakterit dhe cilësive fisnike.

Gjatë përparimit njerëzor në mendime dhe në mënyrën e të jetuarit, ai u dërgua si ‘Profeti i kohës së fundit’ i cili do të shërbejë si personalitet shembullor për të adresuar nevojat e njerëzisë deri në ditën e fundit.

Në të vërtetë, i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi mbi të, ka thënë:

Unë jam dërguar për të plotësuar moralin e bukur! 

Përktheu: Lutfi Muaremi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-